Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 5 qershor 2011
English

Parashikimi i motit për 5 qershor 2011

Tiranë, 4 qershor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, dita e nesërme në vendin tonë do të jetë me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit përjashtuar zonat malore të cilat do të kenë vranësira dhe shira që në orët e para të mëngjesit. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë orëve të mesditës.

Në pjesën e dytë të ditës parashikohet shtim i vranësirave dhe shirave në zonat malore verilindore dhe juglindore ndërsa e gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë me kthjellime dhe vranësira të herë pas-hershme.

Rrebeshet e shiut do të vijojnë të jenë të pranishme pothuajse çdo pasdite, kjo për shkak të temperaturave te larta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në qendër të territorit.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 18 km/h dhe drejtim Jugperëndimor ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon do të jetë i ulët.

Europa

Nesër, Europa Qendrore dhe zona e Alpeve do të mbeten me vranësira dhe shira gjatë gjithë ditës. Me problematike situata do të jetë në zonën e e alpeve ku shirat do të shoqërohen me stuhi të forta ere dhe rënie të ndjeshme të temperaturave. Po ashtu me vranësira dhe shira do të jetë sërish Pellgu i Mesdheut dhe Gadishullin e Ballkanit sidomos në pjesën e dytë të ditës ku vranësirat do të fuqizohen duke gjeneruar shira në formë rrebeshi të shoqëruar me shkarkesa rrufesh. Ndërsa në Europën veriore, Veriperëndimore dhe Lindore do të dominojë moti i kthjellët.

Ngjarje ekstreme në Europë: - Zona e Alpeve alarmon për shira me intensitet të lartë

- Europa Qendrore rrezikon shira intensive, shkarkesa me rrufe

- Ballkani rrezikon shkarkesa rrufesh dhe rrebeshe shiu

a.y/NOA

KOMENTE