Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 4 Qershor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 4 Qershor 2011

Tiranë, 4 qershor 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Shtunë, 4 Qershor 2011.

E përditshmja “Panorama” hapet me titullin kryesor: Festë në selinë e PD. Kolegji rrëzon PS, Basha fitues i Tiranës”, ku jepet edhe atmosfera pas vendimit dhe heshtja që mbizotëroi në Partinë Socialiste.

Një tjetër shkrimi kësaj të përditshme është, “Familja e Griseldës u përgjua e dinin se vajza nuk ishte shtatzënë”.

E përditshmja “Shekulli” ka si fokus kryesor, “Kolegji i shmanget vendimit përfundimtar, rrëzohet kërkesa e PS”, në këtë shkrim theksohet se Kolegji Zgjedhor shpalli pushimin i gjykimit si akt i ndërmjetëm si dhe reagimi i selisë rozë, ku thuhet se, Kolegji ende nuk e ka thënë fjalën e fundit.

Në këtë atmosferë vijon edhe një tjetër titull i faqes së parë të kësaj gazete, “Ankimimi i ri i PS në Kolegj, brenda të hënës”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor, “Humbi edhe Tiranën, t’fala Ramës”, duke vijuar me një panoramë, se si kryesocialisti humbi këshillin bashkiak dhe 7 minibashki të kryeqytetit, duke e cilësuar si fatale, humbjen e bashkisë së madhe.

Një tjetër informacioni që i kushtohet rëndësi është edhe, “Lista e dytë javore, për punësimin sezonal në Greqi”.

“Gazeta Shqiptare” çelet me titullin, “Kolegji: Basha kryetar. PS përgatit padinë e re”, në vijim jepen edhe detajet e festës së selisë blu si dhe përgatitjet e selisë rozë për hapin e radhës, ku thuhet se kryesocialisti Rama mbledh juristët, ndërkohë që ngelet në fuqi vendimi i KQZ.

“Ish e fejuara e kryebashkiakut, Griselda ruhet nga Policia e Shtetit, rrezikon 5 vjet burg”, është një tjetër shkrim i kësaj gazete.

Gazeta “Shqip” vë në qendër të saj shkrimin, “Kolegji rrëzon PS, fitorja vonon”, ku jepet edhe deklarata e Lulzim Bashës, për lumturinë nga vendimi dhe pritjen e verdiktit final, gjithashtu edhe heshtja në Partinë Socialiste.

Një tjetër artikull i kësaj të përditshme është “Orban, zbatoni kriteret për të hyrë në BE”, në të cilin jepen rekomandimet e Kryeministrit Hungarez gjatë vizitës së ditës së djeshme në Shqipëri.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.y/NOA

KOMENTE