Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Verifikohen mbi 1800 raste me bakterin Escherichia Coli
English

Verifikohen mbi 1800 raste me bakterin Escherichia Coli

E shtunë, 4 qershor 2011, NOA- Bakteri i cili tronditi gjithë opinionin botëror, i menduar se vinte nga kastravecët Escherichia Coli, ka arritur mbi 1800 raste të prekurish.

Ndonëse nga ana e studiuesve si atyre gjermanë dhe atyre kinezë u arrit të deshifrohej kodi gjenetik i bakterit E.Coli entero-hemoragjik, sipas tyre do të duhet ende kohë deri në gjetjen e një terapie efikase për personat e prekur prej tij.

Ndërkaq sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, 12 prej rasteve të identifikuara të prekura nga bakteri pretendohet të jenë vdekjeprurëse.

Ndërsa deri më tani 18 raste kanë gjetur vdekjen OBSH lajmëron se numri i të prekurve arrin shifrën e 1823 personave.

a.y/NOA

KOMENTE