English

Kuçi: Serbia, kujdes me temat e dialogut

Prishtinë, 5 qershor 2011, NOA- Zëvendës Kryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi ka vlerësuar se në rast të vazhdimit të qasjes serbe ndaj Kosovës, autoritetet kosovare do të vendosin tema të tjera në tryezën e diskutimeve, të cilat, siç tha ai, do t’i turpërojnë edhe gjeneratat e ardhshme në Serbi.

Lidhur me këtë temë, Kuçi u shpreh se, “Serbia duhet të jetë e kujdesshme në hapjen e temave. Nëse shkohet me këtë trend, Kosova do të hapë temat që Serbia nuk do t’i mbyllë asnjëherë dhe do t’i hapë temat që Serbia, jo vetëm gjenerata ekzistuese, por edhe gjeneratat që do të lindin edhe pas një qind viteve në Serbi do të ndihen me turp. Të gjithë ne e kemi përjetuar gjenocidin që ka bërë Serbia dhe një shtet që ka bërë gjenocid mbi një shtet tjetër, sot të kërkojë prapë diçka tjetër, është më shumë se gjenocid.

Sipas tij, Kosova është për integrim në Bashkimin Europian, që është zgjidhja më e mirë, jo vetëm për lirinë, për liberalizimin, për ekonominë dhe sigurinë, por edhe për zgjidhjen e problemeve etnike që kanë mbetur jashtë territoreve të shteteve amë.

a.y/NOA

KOMENTE