Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 5 Qershor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 5 Qershor 2011

Tiranë, 5 qershor 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Diel, 5 Qershor 2011.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor,“Flet Elvis Roshi, Griseldën e kisha vetëm të dashur, s’do martohesha”, ku jepen detaje të rrëfimit të tij, duke shtuar se nuk do martohej ai, por e motra.

Më tej vijohet me shkrimin, “Kreu i PS, vazhdon beteja ligjore”, në të cilin jepen detaje nga deklarata e kryesocialistit Edi Rama.

E përditshmja “Shekulli” ka si fokus kryesor, “Vonesa e KQZ, 13 gjyqtarë kërkojnë mandatin në gjykatë”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është, “U vdes babai në Itali, familja mbërrin në Rinas, linja ajrore humbet arkivolin dhe trupin”, ku vihet vëmendja në një rast i cili ka ndodhur ne linjën ajrore Bolonja- Tiranë.

Gazeta “Koha Jonë” hapet me titullin, “Rama pranon humbjen fillon të zbrazë zyrën”.

Më tej po në këtë linjë, vijon edhe shkrimi i radhës që zë vend në faqen e parë ku thuhet: “Ekspertët: Vendimi i Kolegjit Zgjedhor është i pakthyeshëm”.

“Gazeta Shqiptare” çelet me argumentin, “Mafia e futbollit, skandali në serinë A. Bastexhiu shqiptar takim me ministrin italian”.

Më tej vijohet me një tjetër shkrim ku thuhet, “Studimi i mjedisit, harta e ndotjes në plazhet shqiptare”.

Gazeta “Shqip” vë në qendër të saj shkrimin, “Oficerët e lartë shpresojnë rikthim. Ministria parashikon shkurtime të reja në gradat e mesme dhe të ulëta”.

Në vijim edhe kjo e përditshme vë në fokus të sajën deklaratat pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor: “Rama: duhet ekspertizë e huaj. PD: Rama të ndalë presionet”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.y/NOA

KOMENTE