Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dita Botërore e Mjedisit, sytë drejtohen nga pyjet
English

Dita Botërore e Mjedisit, sytë drejtohen nga pyjet

E hënë, 6 qershor 2011, NOA - India është protagonistja e Ditës Botërore të Mjedisit për këtë vit, në aktivitetet e reklamuara nga agjencia e mjedisit e OKB-së, që do t’i kushtohet kujdesit për pyjet.

Për herë të parë që prej kremtimit të Ditës Botërore të Mjedisit në vitin 1972, vendi aziatik dhe kryesisht dy qytetet e tij më kryesore, Bombei e Nju Dehli do të mikpresin manifestimet në mbrojtje të mjedisit.

Urbanizimi i qyteteve në mënyrë të pakontrolluar, industrializimi i pafre janë disa nga sfidat kryesore që lidhen direkt me rritjen e popullsisë në Indi, që tashmë ka mbërritur 1,2 miliardë banorë.

Problemet me të cilat po përballet sot mjedisi janë ndryshimet klimatike, shpyllëzimi, ndotja, humbja e burimeve ujore dhe tregtia e kafshëve të egra.

Por, me rritjen e ekonomisë tashmë qeveria indiane është në gjueti të gjetjes së zgjidhjeve për t’i përballur problemet.

“Nuk ka asnjë vend në botë si India, kaq i prekur nga ndryshimet klimatike” pohoi ministri indian i Mjedisit dhe Pyjeve, Jairam Ramesh.

Sipas tij kjo e bën të nevojshme vlerësimin nga qeveria të zbulimeve shkencore mbi impaktin e këtyre ndryshimeve.

Gjithashtu në Ditën Botërore të Mjedisit do të jetë në epiqendër të kamerave edhe kafsha e njohur indiane, i njohur si tigri i Bengalës.

Tigri në fjalë është specia më e kërcënuar, dhe numri i specieve të tilla ka rënë në 60 përqind dhjetë vitet e fundit.

Gjithashtu në epiqendër të kujdesit do të jenë edhe pyjet tropikale, kur mësohet se vetëm dhjetë vitet e fundit kanë humbur 5,4 milion hektarë pyje në vit në plot 30 vende.

Sipas agjencisë së mjedisit të OKB-së fenomeni i shpyllëzimit është përgjegjës kryesor për ngritjen në 15 përqind të gazeve serrë në mbarë globin.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk ndërhyhet menjëherë më shumë se 230 milion hektarë pyje, që janë më shumë se sipërfaqja e Groenlandës, do të zhduken deri në vitin 2050.

mit/NOA

KOMENTE