Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto: Skenari për rajonin, integrimi europian
English

Haxhinasto: Skenari për rajonin, integrimi europian

Tiranë, 6 qershor 2011, NOA- Zëvendës Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto gjatë ditës së sotme zhvilloi një takim me ministrin e Jashtëm të Malit të Zi, Milan Rocen.

Në përfundim të takimit në një konferencë të përbashkët Haxhinasto u shpreh se, takimi u përqendrua kryesisht në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe në realizimin e axhendës së përbashkët drejt integrimit europian.

“Kemi folur me ministrin Rocen për projektet e përbashkëta të infrastrukturës rrugore, që lidhin dy vendet tona. Një projekt i tillë që i shërben zonave të Jugut dhe Juglindjes së Malit të Zi është rruga në zonën e Plavës dhe Gucisë, e cila mund të lidhet me Podgoricën, duke kaluar nga territori shqiptar. Ky është një projekt i shkëlqyer, jo vetëm në aspektin fizik të tij, por ka domethënie, pasi tregon se si duhet të mendojnë vendet e këtij rajoni për të bashkëpunuar konkretisht me njeri-tjetrin”, u shpreh Haxhinasto duke vijuar më tej me projektet e tjera dhe planet për turizmin.

Më tej kreu i diplomacisë shqiptare, vlerësoi rolin e veçantë që luan Mali i Zi në bashkëpunimin rajonal, me presidencën e Malit të Zi në shumë nga nismat rajonale si dhe u ra dakord që pjesë e këtyre proceseve do të jetë edhe Kosova.

Nga ana e tij ministri Malazez theksoi se një gjë konkrete që u diskutua gjatë takimit ishte se si do bëhet përcaktimi i dëmeve nga përmbytjet që ka përjetuar Shqipëria dhe Mali i Zi dy vitet e fundit, dhe si të thellohet shtrati i Lumit Buna, në mënyrë që të mos pritet vjeshta dhe dimrin, për të evituar përsëriten e të njëjtave gjëra.

Lidhur me rolin e Kosovës dhe integrimin e saj Haxhinasto theksoi se pavarësisht deklaratave të Serbëve, i vetmi skenar për rajonin është skenari i integrimit europian që do të thotë, kufijtë të bëhen të parëndësishëm, qytetarët të lëvizin të lirë, kapitalet të lëvizin të lira dhe gjithë popujt e Ballkanit të përqafojnë vlerat që qëndrojnë në themel të Bashkimit Europian.

“Kemi vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën dhe nuk e kemi bërë këtë kundrejt askujt, por e kemi bërë këtë së pari në interes të vetë Malit të Zi dhe pastaj në interes të sovranitetit të gjithë rajonit”, deklaroi Rocen.

Ndërsa lidhur me deklaratat e qeverisë greke kundër heqjes së kombësisë në certifikatat shqiptare, Haxhinasto tha se, Shqipëria operon në bazë të ligjeve të saj, të Kushtetutës dhe jo të deklaratave nga kushdo që lëshohen ato dhe sipas tij ligjet shqiptare janë në përputhje me ligjet ndërkombëtare.

Lidhur me qëndrimin e Partisë Socialiste pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor, zv.Kryeministri u shpreh se, “Uroj që veprimet e Partisë Socialiste të jenë në përputhje të plotë me logjikën demokratike, me logjikën e institucioneve të pavarura dhe të respektojë pikërisht mendimin dhe vendimin e këtyre institucioneve”.

a.y/NOA

KOMENTE