Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haxhinasto: Tezat për ndarjen e Kosovës arkaike
English

Haxhinasto: Tezat për ndarjen e Kosovës arkaike

Tiranë, 6 qershor 2011, NOA – Ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto deklaroi se tezat e deklaruara për ndarje e shkëmbim territoresh të Kosovës janë teza arkaike dhe s’kanë asgjë të përbashkët me integrimin euroatlantik të vendeve.

Haxhinasto ripërsëriti se i vetmi skenar për bashkëpunimin në rajonin e Ballkanit dhe integrimin në BE është ai i tolerancës dhe respektit ndaj popujve.

një konferencë të përbashkët me homologun malazez Milan Rocen, Haxhinasto deklaroi se “Kam vlerësuar rolin e Malit të Zi në bashkëpunimin rajonal, nismat rajonale dhe kemi rënë dakort që pjesë e këtyre nismave të jetë edhe Kosova, pasi thelbi i integrimit rajonal janë popujt”.

Duke marrë në referencë deklaratat e disa politikanëve serbë për ndarjen e territoreve të Kosovës, ministri Haxhinasto theksoi se “çdo përpjekje për të prezantuar vlera të tjera përtej tolerancës dhe respektit të tjetrit vetëm sa u krijojnë pengesë atyre politikanëve apo atyre qeverive në rrugën e integrimit”.

Ndërkohë ministri i jashtëm i Malit të Zi Milan Rocen foli për këtë argument duke thënë se “për herë të parë në historinë e Ballkanit popujt kanë të njëjtin objektiv, integrimin në BE. Ballkani ka ende çështje të hapura, por ne nuk duhet të na bëhen pengesë për integrimin. Ne duhet të punojmë për të shpikur një model për përfshirjen e Kosovës në nismat tona si shtet me të drejta të barabarta”, nënvizoi Rocen.

Bashkëpunimi konkret mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për integrimin e dy vendeve në Bashkimin Europian përmes projekteve të përbashkëta u evidentua si sfida e marrëdhënieve mes dy vendeve fqinje në rajonin e Ballkanit.

Ministri Edmond Haxhinasto tha se “Sfida e marrëdhënieve tona është të përkthejmë në një bashkëpunim konkret sfidat e përbashkëta të integrimit në BE”.

Ai tha se si Mali i Zi dhe Shqipëria kanë projekte të përbashkëta të infrastrukturës, të infrastrukturës rrugore që lidh dy vendet tona, si dhe projektin e shkëlqyer siç e cilësoi ai, të ndërtimit të aksit rrugor që do të lidhë Tiranën me Podgoricën.

“Kemi diskutuar gjithashtu për projektet e tjera për projektin e lumit Buna, projektet që lidhen me turizmin, potencialet e Shqipërisë veriperëndimore. Kemi diskutuar edhe për marrëveshje në fushën e arsimit, energjisë, në fushën konsullore, për lëvizjen pa pasaporta drejt dy vendeve”, bëri me dije Haxhinasto.

Ndërkohë Rocen tha se lëvizja pa pasaporta mes qytetarëve të dy vendeve është shprehje e vlerësimit të ndërsjellë, dhe shkëmbimit ekonomik, kulturor të ndërsjellë.

mit/NOA

KOMENTE