English

Kapet furnitori i kokainës për VIP-at e pubeve të Tiranës

Tiranë, 6 qershor 2011, NOA – Sekuestrohen 250 gramë Kokainë dhe 700 gramë Cannabis Sattiva, të destinuara për shpërndarje në zona të ndryshme në Tiranë, kryesisht në lokalet dhe pubet.

Kjo ngarkesë droge sipas policisë blihej nga klientët vip.

Në këtë operacion të koduar me emrin “Furnitori” u prangos edhe shpërndarësi i drogës, 43-vjeçari Spartak Shyqyri Piciri, banues në Tiranë.

Spartak Piciri u kap mbrëmë në afërsi të zonës së Porcelanit në Tiranë me disa doza lëndë narkotike Kokainë që i kishte me vete.

Blutë e antidrogës pas kontrollit në banesën e tij sekuestruan si provë materiale 250 gramë kokainë e ndarë në 350 parcione; 700 gramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva; Një autoveturë të markës Volzwagen Polo me targë TDO 178 E; një motorr të markës Piaggio me targa TR 664 H; disa telefona celularë; një peshore që shërben për peshimin e dozave; një paisje elektrike, që shërbente për përzierjen e lëndës narkotike me përzjerës të ndryshëm; një pjatë në të cilën kishte mbetje të dyshuara lëndësh narkotike; një morsetë metalike që shërben për presimin e lëndës së dyshuar narkotike.

Spartak Piciri do të procedohet penalisht për prodhim, shitje të lëndëve narkotike.

mit/NOA

KOMENTE