Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ku-ku! Ku-ku!
English

Ku-ku! Ku-ku!

Ekonomia e Kosovës dhe mbijetesa e qytetarëve në total nuk varet aq shumë nga buxheti dhe politikat e Qeverisë. Po të ishte ashtu, Kosova qëmoti do të ishte në krizë të thellë

Nga Shkëlzen Maliqi

Kukuvajkat zakonisht dalin në muzg dhe mbrëmje, më hënë, dhe këndojnë melodinë e tyre tejet të trishtueshme që i ngjanë vajtimit të pashpresë. Prej kohësh, poetët dhe magjistarët vajtimin e kukuvajkave e kanë kthyer në simbol dhe paralajmërim të natës, rënies, të keqes, vdekjes dhe të zezonave nga më të ndryshmet. Por, nuk ndodh shpesh që ky vajtim të dëgjohet edhe në mëngjes ose gjatë ditës. Madje, edhe nëse dëgjohej deri sa qiellin e sundon dielli, si profetizim i zezonave, nuk i ngjitet mirë imagjinatës, tingëllon false, nuk i besohet.

Kosovë dhe Shqipëri një ushtri e tërë analistësh dhe eseistësh, hiç ato penat e pakta që kultivojnë mendim kritik të argumentuar, i ngjajnë kukuvajkave vajtuese që edhe në mëngjesin, edhe në mesditën e proceseve komplekse të transicionit, shohin vetëm zi e më zi, paralajmërojnë katastrofa ekonomike dhe sociale, përdorin krahasimet me kohërat dhe ideologjitë më të zeza të njerëzimit, p.sh. me stalinizmin dhe fashizmin, dhe që pastaj tingëllojnë si ligjërime bosh dhe krejtësisht pavend, madje edhe kur trajtojnë dhe godasin fenomenet sociale, politike dhe ekonomike, që përndryshe janë për t’u goditur dhe kritikuar, por që thjesht nuk pasqyrohen mirë në atë sfond i cili alarmohet dhe pretendohet.

Si karikatura këto teprime edhe do të kishin kuptim, por të bënin kukuvajkën në mesditë, kjo thjesht është kundër produktive dhe absolutisht devalvuese. Edhe autoritetet publike që (vetë)konsiderohen të rangut të baballarëve të kombit, jo rrallë i kaplon ky zavall i vajtimit devalvues, sidomos kur rreshtohen si partizanë të ndonjërës prej ideologjive ose tarafeve politike. Në këtë derexhe bien shumë shpesh kohëve të fundit akademik Rexhep Qosja, kur kritikon pushtetin e djathtë në Shqipëri dhe e denoncon Lulzim Bashën vetëm si një vegël kriminele i monstrumit Sali Berisha që Shqipërinë e ka sjellë buzë humnerës.

Edhe argumentet racionale dhe të debatueshme të një pikëvështrimi të majtë, ose të ndonjë optike kombëtare apo nacionaliste, bëhen refrene të padurueshme pasi që krejt realitetin e shndërrojnë në piskamë dhe kukamë.

Në këtë sfond po bien edhe kritikat e arsyeshme të Qeverisë së re të Hashim Thaçit, performansa e të cilit vërtetë nuk po duket aspak e bindshme dhe premtuese, me rastin e goditjeve tejet serioze që kanë ardhur nga FMN dhe Komisioni Europian, që kanë stopuar kreditë e akorduara për Kosovën për shkak se Qeveria nuk i ka respektuar marrëveshjet paraprake me FMN, që forcohen edhe me pikat tjera të dobëta të politikave të pushtetit, kur këto kritika marrin formatin e parashikimeve të katastrofës sociale, ekonomike dhe politike të Kosovës.

Sigurisht se Qeveria e Kosovës do të ketë probleme me buxhetin, por problemet e Qeverisë nuk ndikojnë me automatizëm në kolapsin e krejt sistemit. Ekonomia e Kosovës, dhe mbijetesa e qytetarëve në total, nuk varet aq shumë nga buxheti dhe politikat e Qeverisë. Po të ishte ashtu, Kosova qëmoti do të ishte në krizë të thellë, sepse ne edhe nuk kemi pas asnjëherë, as në kohën e protektoratit të UNMIK’ut, e as pas pavarësimit, qeverisje të mirë dhe dirigjente vendimtare të proceseve socio-ekonomike.

Ekonomia dhe mbijetesa në Kosovë prej kohësh nuk varen vetëm nga politikat që kanë sunduar në Kosovë, dhe ky fenomen është prezent qysh nga regjimi komunist i kohës së autonomisë, pastaj edhe ai ekstra represiv i Milosheviqit, dhe ka vazhduar edhe gjatë protektoratit të huaj dhe instalimit të qeverisë vendore. Në esencë në Kosovën e pazhvilluar dhe me shkallë të madhe të papunësisë, ndonjëherë thuhet se e kalon 40%, gjithnjë ka ekzistuar një “sistem paralel” dhe fleksibil i mbijetesës që ka ditur t’i akomodohet krizave dhe i ka kompensuar dhe plotësuar mungesat dhe gabimet e çdo qeverisjeje, dhe ende ka kapacitetet që të përballojë edhe humbjet e fondeve që kanë ndodhur tani pas ndëshkimit të afatizuar që e shpallën FMN dhe BE.

Shoqëria e vetorganizuar në Kosovë është më e madhe dhe më e fuqishme se shteti, prandaj nuk trazohet fortë nga krizat e qeverisjes. Një paralele ilustrative për fenomenin është se si e ka përballuar Kosova me vite krizën energjetike; atëherë kur shteti nuk mund të prodhonte ose importonte energji sa ishin nevojat e qytetarëve, vetë qytetaret me “ndihmën” e tregtarëve kanë blerë dhjetëra mija agregatë/gjeneratorë që kanë plotësuar nevojat familjare por edhe të ekonomive të vogla, duke zëvendësuar kështu me vetiniciativë mungesën e qeverisjes së mirë në këtë segment të mbijetesës. Kjo, kuptohet, nuk ka qenë dhe nuk është zgjidhje më racionale dhe optimale për shoqërinë dhe ritmet e zhvillimit të Kosovës, por tregon një raport themelor shoqëror me shkallën e “vetëqeverisjes” të nivelit molekular të solidaritetit familjar në shoqërinë kosovare, që amortizon krizat.

Një amortizator i përhershëm, ende funksionues i krizave sociale, por edhe politike, janë remitencat e kosovarëve që punojnë në botën e jashtme. Anketat tregojnë se edhe më tej, ndoshta me shuma pak më të vogla, rreth 30% të familjeve kosovare marrin ndihma nga të afërmit e tyre, dhe ky solidaritet në vazhdim e ka forcën e agregatit që nuk e lejon kolapsin e plotë të Kosovës për shkak të gabimeve të Qeverisë.

Por, sigurisht, elasticiteti i këtij sistemi agregat të pavarur nuk është i pakufishëm. Në këtë edhe llogarisin kukuvajkat e shumta, duke tentuar mobilizimin e pjesëve të shoqërisë së Kosovës që preken nga kriza. Por kjo nuk është ndonjë levë që garanton fuqizimin e shpejtë të opozitës.

KOMENTE