Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Kolegji në varësi të Saliut, ligjëroi shkeljen e KQZ
English

Rama: Kolegji në varësi të Saliut, ligjëroi shkeljen e KQZ

Tiranë, 6 qershor 2011, NOA- Kryesocialisti Edi Rama, në një dalje të pak çasteve më parë deklaroi se vonesa e zbardhjes së vendimit të tre ditëve më parë është në shkelje të plotë të çdo hapësire ligjore.

Sipas tij Kolegji Zgjedhor po bëhet palë në shtrembërimin e procesit dhe vullnetit të zgjedhësve pasi sipas tij, vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve erdhi në shkelje të ligjit, ndërsa kolegji ligjëroi shkeljen e KQZ-së.

Ai përsëriti edhe një herë faktin se është kanibalizëm politik, fakti që u përmbys rezultati në tavolinë dhe pse votat u panë qartë nga qytetarët e ndërkombëtarët.

“Komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë dhe të kërkojë ekspertizë të pavarur për këtë proces, pasi rezultati po nuk u gjykua sipas vullnetit të zgjedhësve do të kthehet në një minë me sahat për stabilitetin në vend. Ne pak më parë dorëzuam edhe padinë tjetër, pasi kërkojmë të gjejmë të drejtën deri në sekondat e fundit, por askush nuk duhet të mendojë se shkelja e kësaj të drejte do kalojë në heshtje”, deklaroi Rama.

Më tej ai shtoi se Kryeministri Berisha e kërkon me çdo kusht Tiranën, pasi sipas kryesocialistit, ai asnjëherë nuk e ka fituar me vota, ndërsa tani të gjithë ata që po e ndihmojnë në këtë grabitje sipas tij do të përgjigjen herët a vonë për shkelje të Kushtetutës.

Në përfundim Rama tha se, Kolegji ka dhënë një vendim që nuk pranohet nga ana e Partisë Socialiste si dhe shtoi se ky Kolegj ka treguar botërisht që nuk është i paanshëm por është në varësi të Saliut.

a.y/NOA

KOMENTE