English

Eliminatoret 2012, sot përballja Shqipëri – Bosnjë

Bosnjë, 7 qershor 2011 NOA- Kombëtarja shqiptare do të përballet sot me Bosnjën në orën 20:15, ndeshje kjo e vlefshme për eliminatoret e Euro 2012, në grupin D.

Në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes, të mbajtur sonte në stadiumin e Zenicës, Kuzhe ka deklaruar se Shqipëria nuk i druhet emrit të kundërshtarit. “Sigurisht që Bosnja është favorite në këtë ndeshje, por ne nuk kemi aspak frikë, - ka deklaruar tekniku i përfaqësueses kuqezi, duke iu drejtuar gazetarëve. – Duhet të dini diçka: nëse nuk pësojmë gol në 20 minutat e para, atëherë e keni të humbur ndeshjen”. Në krah të Josip Kuzhe, ka qenë sulmuesi Hamdi Salihi, që duket e ka kaluar plotësisht dëmtimin dhe sot do të jetë titullar bashkë me Erjon Bogdanin. “Po, jam gati të luaj, - ka thënë sulmuesi shkodran. – Me Bosnjen kam hesape të vjetra, sepse në ndeshjen e kaluar pata shumë raste dhe i shpërdorova”, shtoi Salihi. Ndërkohë, stërvitja e kombëtares ka shkuar pa asnjë problem, ndërsa për ndeshjen e sotme do të jetë në fushë e njëjta skuadër që Kuzhe publikoi në konferencën për shtyp të dy ditëve më parë. Drejt Bosnjës janë nisur rreth 600 tifoza Kuq e Zi.

a.q/NOA

KOMENTE