Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nis puna për gazsjellësin Trans-Adriatik, Shqipëria verifikohet për mjedisin
English

Nis puna për gazsjellësin Trans-Adriatik, Shqipëria verifikohet për mjedisin

Tiranë, 7 qershor, NOA – Nisin të ravijëzohen në Shqipëri, hapat e parë të realizimit të projektit të gazsjellësit Trans-Adriatik.

Kështu, stafi i tij drejtues fillon organizimin e takimeve të hapura me komunitetin mbi Procesin e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social të këtij projekti në vendin tonë.

Tubacioni TAP do të transportojë gaz nga rajoni i Kaspikut nëpërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, duke e nxjerrë atë përtej detit Adriatik, në Italinë e Jugut dhe më tej, në Evropën Perëndimore.

Konkretisht, bëhet me dije se TAP do të hyjë në Shqipëri nga Greqia në Miras të rajonit të Korçës.

Kurse dalja në det do të bëhet në zonën bregdetare në veri-perëndim të Fierit.

Pas 2 vjetësh punë në Shqipëri për përzgjedhjen e gjurmës së përshtatshme për tubacionin, TAP po organizon Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS) të detajuar dhe të integruar, i cili do të kryhet nga një grup ekspertësh shqiptarë dhe ndërkombëtarë në pajtim me ligjin shqiptar në përputhje me Politikat Mjedisore dhe Sociale të BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim).

Qëllimi i VNMS është të vlerësojë ndikimet e mundshme të projektit dhe aktiviteteve të lidhura me projektin mbi mjedisin dhe burimet socio-ekonomike, si dhe të hartojë masa zbutëse ose inkurajuese për të shmangur, hequr ose ulur ndikimet negative në mjedis.

Qershor, nisin kërkimet në terren

Kërkimet në terren mbi situatën mjedisore dhe socio-ekonomike të zonave ku kalon gjurma, do të fillojnë në qershor 2011 dhe do të vazhdojnë përgjatë muajve në vijim. Gjatë kësaj periudhe, ekipi i punës do të takohet me qeverinë shqiptare, autoritetet rajonale që kanë lidhje me projektin (Korçë, Berat dhe Fier), si dhe me përfaqësuesit e rretheve, bashkive, komunave dhe fshatrave të zonave ku kalon gjurma e propozuar e tubacionit.

Të dhëna për tubacionin

Tubacioni i TAP (520 km), do të transportojë gaz natyror nga rajoni i Kaspikut përmes Greqisë, Shqipërisë dhe në detin Adriatik duke kaluar më pas në Italinë jugore dhe Evropën Perëndimore.

Aksionierët e këtij projekti të rëndësishëm janë firma zvicerane “EGL” (42.5%), “Statoil” i Norvegjisë (42,5%) dhe “On Ruhrgas” i Gjermanisë (15%).

n.e/NOA

KOMENTE