English

Spahiu: Me BE do të na bashkojë ligji, jo etnia dhe feja

Tiranë, 7 qershor 2011 NOA– Nënkryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka vënë në dukje gjatë fushatës për zgjerimin në BE, arritjet që ka bërë Shqipëria për të qenë pjesë e saj. Në takimin me studentë ballkanikë Spahiu tha se "Para 15 vjetësh disa vende ishin në luftë ndërsa, po pas kaq vitesh ne do të jemi një familje. Ne do të jemi në BE përmes shteteve juridike, pasi na bashkojnë standartet dhe jo etnia dhe feja”.

Ndërsa studentët nga Greqia, Rumania, Serbia, Bosnja Italia i kanë bërë edhe disa pyteje Zv.kryetarit të KLD për të mësuar më shumë për Shqipërinë për reformat që ka bërë si dhe për minoritetet që jetojnë në vendin tonë. a.q/NOA

KOMENTE