Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tadiç në Bruksel: Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës
English

Tadiç në Bruksel: Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Tiranë, 7 qershor 2011, NOA – Gati dy javë pas arrestimit të ish-gjeneralit serb Ratko Mlladiç, një kusht për integrimin e Serbisë në BE, presidenti i Serbisë Boris Tadiç deklaroi nga Brukseli se presioni për njohjen e pavarësisë së Kosovës nuk e lëkund qëndrimin e Serbisë.

një konferencë për shtyp pas takimit me presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy, Tadiç nënkuptoi se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, edhe pse ky është një kusht i rëndësishëm për integrimin e Serbisë në Bashkimin Europian.

“Kuptohet që pas mbylljes së bashkëpunimit me Tribunalin e Hagës, do të ketë vende, të cilat do të dëshirojnë të bëjnë presion ndaj Serbisë lidhur me Kosovën dhe këtë unë natyrisht nuk do ta fsheh”, tha Tadiç.

Duke iu referuar dialogut teknik Beograd-Prishtinë, Tadiç bëri me dije se Serbia mund të nënshkruajë marrëveshjet teknike me Kosovën, brenda 30-40 ditëve të ardhshme, duke theksuar se kështu përmbushet edhe një tjetër angazhim i Serbisë përdrejt integrimit në BE.

“Nuk është e lehtë të arrihet një progres i shpejtë, por pres që të ketë rezultate në disa fusha, jo nesër, por ndoshta në 30 apo 40 ditët vijuese”, saktësoi presidenti serb Boris Tadiç.

Presidenti i BE-së Herman Van Rompuy përshëndeti dialogun teknik mes Kosovës e Serbisë, duke vërejtur se Serbia e Kosova janë afër marrëveshjeve pragmatike për bashkëpunimit rajonal, i cili është esencial për procesin e integrimit evropian.

mit/NOA

KOMENTE