English

Vendimi i Kolegjit: KQZ veproi drejt, pretendimet e PS të pabaza

Tiranë, 8 qershor 2011, NOA- (Update) Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i zbardhur pasditen e sotme, është bërë i mundur që të kihet i plotë, ku pretendimet e socialistëve konsiderohen të pabaza.

një vendim prej 19 faqesh argumentohet rrëzimi i padisë së Partisë Socialiste lidhur me ankimimin për numërimin e fletëve të votimit të hedhur në kutitë e gabuara.

Në të thuhet se nuk bëhet fjalë për një akt individual dhe jo akt normativ dhe se shqyrtimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është bërë në përputhje me ligjin, pasi ai nuk shtrihet në të gjithë vendin dhe si i tillë nuk kërkon 5 vota.

Theksohet se votat e shqyrtuara dhe të konsideruara si të pavlefshme nga KQZ, nuk janë të pavlefshme dhe se vlerësimi i tyre nuk përbën asnjë shkelje.

Në gjuhë ligjore dhe në përputhje me ligjin i gjithë vendimi sqaron qartë arsyet se pse KQZ nëpërmjet numërimit të bërë nuk ka kapërcyer kompetencat dhe se padia për shqyrtim është administrative.

Dita e sotme ishte edhe dita e fundit kur Kolegji Zgjedhor duhet të bënte zbardhjen e vendimit dhënë të premten e kaluar, për padinë e PS, lidhur me numërimin e bërë nga KQZ për fletët e hedhura gabim.

a.y/NOA

KOMENTE