English

Gruaja e Pavarotit: Luçiano, e donte aq shumë lirinë ...

Romë, 9 qershor, NOA - Nikoleta Mantovani, gruaja e tenorit të madh italian, Luçiano Pavaroti, njëkohësisht menaxhere e fondacionit me emrin e tij, gjatë një interviste për mediat italiane tregon mbi nismën e saj të fundit për disa aktivitete që do të ndërmarrë për nder të mjeshtrit të madh.

Ajo pohon se i pëlqen ta bëjë një gjë të tillë, pasi edhe “Luçianon e kanë ndihmuar shumë vetë në fillimet e tij dhe ai ka qenë gjithmonë në mbrojtje të artistëve të rinj”.

Ajo ushtron rolin e drejtoreshës artistike të Fondacionit ‘Pavaroti’ dhe interesohet për të zhvilluar talentet e reja.

Pavaroti vdiq në fillim të shtatorit 2007 dhe atëherë, mediat u mbushën me fotot që tregonin pikëllimin mbi arkivol të gruas së tij të re, 30-vjeçare, Nikoletës, me të cilën ishte martuar në vitin 2003.

Znj. Mantovani, në lidhje me zhvlerësimet e talenteve, çfarë është ajo që e shqetëson më shumë Fondacionin ‘Pavaroti’?

- Ai e donte shumë Italinë, e megjithatë, vuante shumë për shkak të një fakti të tillë. Ai e shëtiste botën dhe arrinte të vinte në dukje diferencat me vendet e tjera. Nga ana e tij, ai arrinte gjithashtu të shihte edhe kufizimet, por ende shpresonte për një përmirësim në këtë aspekt.

Ai thoshte për shembull, se ka pasur një problem me arsimin në lidhje me sektorin e kulturës, duke theksuar gjithmonë se ajo duhet të mësohet që në shkolla. Në shkollat e vendeve të tjera, përshembull, fëmijët dinë që të luajnë një instrument muzikor, ndërsa në shkollat ​​tona kjo gjë nuk është propozuar ende.

Nëse në vendin tonë, fëmijët as që vihen në kontakt me operan lirike, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fëmijët e studiojnë atë dhe shkojnë për ta parë live. Megjithatë, Italia renditet si një që i ka mundësitë për të investuar në kulturë, siç janë Japonia apo Kina përshembull.

Ky problem gjithashtu vlen të thuhet edhe për kërkimin shkencor, ku ia vlen të investohet...

- Po, unë kam nisur një betejë kundër sklerozës, e cila është një sëmundje që prek shumë njerëz nëpër botë. Dhe në shumë mënyra është ende e panjohur, ajo prek çdo person ndryshe dhe për këtë arsye nuk mund të ketë vetëm një kurë për të gjithë. Pas kaq shumë vitesh, por asgjë nuk ka ndryshuar dhe kjo ka nxitur lulëzimin e ndërhyrjeve private.

Sa e rëndësishme është prania e vajzës suaj, Alice?

- Ka qenë shumë thelbësore. Që nga lindja e saj. Ne luftuam aq shumë për atë, ne luftuam që ai njeri të jetonte, për fat të keq unë pata një shtatzëni komplekse, e cila përfundoi keq në një pjesë të saj, për shkak se vëllai i saj nuk arriti të mbijetonte, dhe ajo lindi në mënyrë të parakohshme, shtatë muajshe dhe kemi bërë aq shumë në spital. Por tani gjërat janë duke shkuar mirë. Eshtë një vajzë e bukur, e vogël prej tetë vjetësh, tek e cila mundohem të jap më të mirë për veten, për ta përgatitur që ajo të jetë një e rritur e vetëdijshme për mundësitë e jetës, dhe të bëjë zgjedhje që në këtë vend nuk janë të garantuara gjithmonë. Unë dëshiroj që ajo të ishte me të vërtetë e lirë.

Kjo ideja e lirisë, ka qenë një "fiksim" i Pavarotit ...

- Po, liria për ne ka qenë gjithmonë shumë, shumë e rëndësishme, dhe Luçiano e mbështeste atë fuqimisht. Kjo është edhe njëra nga arsyet pse në këto ditë, si Fondacion, ne kemi mbështetur dhe me krenari manifestimin “EuroPride”, sepse liria duhet të jetë nëpër të gjithë vendin, nuk mund të ketë nuk kufizime apo kufij, e shumë më pak të natyrës së orientimit seksual.

Si jeni duke ia treguar vazjës së tij, se cili ishte babai i saj?

- Fat është se ajo e kujton aq shumë. Është e vërtetë se ajo ishte shumë e vogël, ishte katër vjeç kur ai vdiq, por i kanë mbetur shumë kujtime të kohës kur ai ishte i gjallë. Ajo ka qenë gjithmonë në turne me ne dhe gëzohej shumë, sepse në fund të koncerteve largohej me lule, dhe gjithmonë ka marrë shumë duartrokitje. Ne kemi shumë video, e pastaj edhe të afërmit apo miqtë tanë që flasin për këtë. Unë mundohem që t’i flas shpesh rreth Luçianos, ajo tashmë e ka krijuar një imazh rreth tij dhe është mjaft e lidhurme të. Ai është i gjallë në jetën tonë dhe kjo është e rëndësishme për mua, sepse ajo është një krijesë e qenësishme për mua.

Edhe me një baba kaq "të vështirë", si e priti lidhjen e re?

- Ai jeton me ne për një vit, e unë kam filluar tashmë një jetë të re, dhe ajo ishte shumë e mirë në ndarjen e këtyre dy roleve. Ajo e konsideron personin me të cilin jetojmë si babain e saj "në tokë ", dhe Luçianon, si të ishte “babai i saj në qiell". Është e mundur të vihet barazim në këto role të ndryshme, madje edhe duke u dashur të mirën të dyve. Unë e konsideroj këtë si një arritje e madhe.

Përktheu: n.e/NOA “Repubblica”

KOMENTE