Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e shtypit, 9 qershor 2011
English

Pasqyra e shtypit, 9 qershor 2011

Tiranë, 9 qershor 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e enjte, 9 qershor 2011.

E përditshmja “Panorama” çelet me titullin kryesor: “Për votat e gabuara, Kolegji zbardh vendimin. Pse rrëzuam padinë e PS”. Në arsyetimin e dhënë Kolegji shprehet se KQZ nuk ka gabuar e nuk ka ndryshuar rregullat e lojës”.

Një tjetër titull flet për mesazhin e nënkryetarit të PS-së Erion Braçe. “Braçe: Opozita po shuhet në Kuvend, nga xhami i PS nuk trembim as laraskat”.

Një tjetër lajm vjen nga qeveria, “Qeveria mbyll tri shkolla në Tiranë, bëhen gjimnaze”.

Gazeta “Shekulli” në krye të faqes së parë ka titullin: “Kolegji zbardh vendimin”.

Më tej mund të lexoni shkrimin me titull, Erion Braçe: “Sot në Kuvend shqiptarët shpronësohen. Ajo që ndodh sot nuk është privatizim, por shpronësim”.

Nga lajmet sociale, një tjetër titull është: “Universitetet, shtohen 1600 kuota”.

Nga kultura lexoni titullin, “Historia e violinës shqiptare Stradivarus”.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin; “Kolegji zbardh vendimin: Basha fitues i ligjshëm”. Më tej thirrja e kryesocialistit. Rama: “Po s’e mbajta unë bashkinë, shqiptarët ta harrojnë futjen në BE”. Një shkrim i shoqëruar me një foto të Edi Ramës.

Titull tjetër është; Basha, kryebashkiaku i ri: “Rama mos i bëj presion drejtësisë”. Nga qeveria vjen apeli: “Kompanitë celulare të ulin çmimet e sms-ve”. Një tjetër shkrim flet për mbylljen e tri shkollave në kryeqytet, Tiranë: “Mbyllet shkolla e muzikës, debate të forta”. Gjithashtu një tjetër argument i faqes së parë është: “Vrasja e Emit, gjykim të shkurtuar për biznesmenin”.

“Gazeta Shqiptare” hapet me titullin kryesor: “Bojkoti është gabim. Braçe: Nëse nuk jemi seriozë, s’trembim as laraskat. Sot seanca parlamentare, nënkryetari i grupit të PS-së, Erion Braçe: Duhet të jemi në Kuvend”.

Një tjetër titull i gazetës është, Moikom Zeqo: “PS: ‘jo” spektaklit të rrugës, në kohën e Nanos ishte ekip”. Ndërkohë mund të lexoni edhe dossierin për tragjedinë e gjeneralëve, Dossier: “Enveri-Ballukut: Nuk të lëmë t’i hash kokën partisë”.

E përditshmja “Shqip” ka si argument kryesor vendimin e zbardhur të Kolegjit Zgjedhor: “Kolegji, argumente te Kodi Administrativ”. Më tej është deklarata e kreut të PS-së. “Rama: Votat e gabuara, zëri i Saliut dhe jo zëri i qytetarëve”. Një tjetër titull i faqes së parë është: “Shqipëria zhvendos me 50 metra kufirin e saj me Malin e Zi”. Më tej mund të lexoni një shkrim mbi hetimin e ngjarjeve të 21 janarit, “Gardistët: Kishim informacion për goditjen e kryeministrisë”. Një tjetër titull rrëfen varfërinë në zonat malore të vendit “Të varfrit shtrohen në spital për të mbushur barkun me bukë”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

mit/NOA

KOMENTE