Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prangosen, shitësi i drogës, hajduti dhe falsifikatori
English

Prangosen, shitësi i drogës, hajduti dhe falsifikatori

Tiranë, 9 qershor 2011, NOA- Policia e kryeqytetit gjatë mbrëmjes së djeshme ka bërë të mundur arrestimin e tre personave të shpallur në kërkim.

Dashamir Bushpepa i moshës 30 vjeçare është arrestuar në flagrancë në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ku është kapur në flagrancë 3 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”, e cila ishte e ndarë në tre porcione dhe u sekuestruan në cilësinë e

provës materiale.

Mësohet se Bushpepa ishte dënuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

Rasti i dytë është ai i Shpëtim Begës, 47 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin pas vendimit të gjykatës së Tiranës, është vendosur që të ngelet në burg për dy vite për veprën penale të “Falsifikimit”.

24 vjeçari Altin Zerellari, është arrestuar po dje nga blutë e kryeqytetit, pasi pavarësisht masës së dhënë ndaj tij, prej një viti ai i fshihej drejtësisë, për të mos u përballur me akuzat për veprën penale të vjedhjes në bashkëpunim.

a.y/NOA

KOMENTE