Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topi-Lidington: Dialog institucional për kapërcimin e ngërçit
English

Topi-Lidington: Dialog institucional për kapërcimin e ngërçit

Tiranë, 9 qershor 2011, NOA – Zyra e shtypit e presidencës zbardhi pak minuta më parë takimin e Presidentit të Republikës Bamir Topi me Ministrin e Shtetit në Zyrën e Punëve të Jashtme të Komonuellthit, Dejvid Lidington, ku ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar, Fiona Mekiluam.

Gjatë takimit Presidenti Topi dhe Ministri britanik i Shtetit, Dejvid Lidington theksuan rëndësinë e kapërcimit sa më të shpejtë të ngërçit politik nëpërmjet dialogut institucional dhe përmbylljes në mënyrë ligjore të procesit zgjedhor.

Ministri Lidington theksoi rëndësinë e realizimit të reformave dhe plotësimit të kritereve të nevojshme, duke nënvizuar edhe njëherë mbështetjen e pakursyer të Britanisë së Madhe ndaj aspiratave integruese të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian.

Këtu ai vlerësoi rolin pozitiv e publik të Kreut të Shtetit shqiptar në drejtim të rivendosjes së dialogut institucional politik.

Gjatë takimit me ministrin Lidington, presidenti Topi vlerësoi lart marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë e Mbretërisë së Bashkuar duke i cilësuar ato marrëdhënie të një partneriteti dhe aleance të ngushtë.

Kryetari i Shtetit shqiptar shprehu mirënjohjen për mbështetjen konstante të Britanisë së Madhe në konsolidimin e demokracisë dhe të institucioneve të pavarura si dhe për përmbushjen e ambicjeve integruese euro-atlantike të Shqipërisë.

“Si një nga partnerët tanë më të rëndësishëm e të ngushtë strategjikë, Britania e Madhe dhe përfaqësuesit e saj zyrtarë, kanë kontribuar vazhdimisht për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si dhe në përparimin e saj drejt familjes së madhe evropiane”, theksoi Topi.

Presidenti Topi dhe Ministri Lidington prekën gjatë bisedës së shkurtër edhe çështje të Ballkanit, duke theksuar rëndësinë e rritjes së kontakteve nëpërmjet nxitjes së dialogut politik dhe bashkëpunimit rajonal në funksion të integrimit të përbashkët në strukturat euro-atlantike.

Në këtë drejtim Ministri Lidington vlerësoi rolin konstruktiv të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar për qëndrueshmërinë afatgjatë rajonale dhe përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë pa cënuar e duke respektuar integritetin territorial të çdo vendi balkanik.

mit/NOA

KOMENTE