English

Arrestohet i dyshuari për vdekjen e kalimtares në Çallapek, ishte polic

Prishtinë, 11 qershor 2011, NOA – Autori i dyshuar për aksidentimin me vdekje dy netë më parë të qytetares nga Ferizaj me iniciale E.K., është një efektiv i policisë së Kosovës.

Autori i ngjarjes së rëndë që i mori jetën qytetares ndodhi në 09.06.2011 rreth orës 21:30 në rrugën magjistrale Prishtinë–Ferizaj, përkatësisht në fshatin Çallapek.

Gjatë hetimeve u arrestua mbrëmë personi i dyshuar, i cili sikundër bëhet me dije është pjesëtar i Policisë së Kosovës.

I arrestuari F.G dyshohet se është shkaktari i aksidentit, andaj me vendim të prokurorit ai është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, me masën e sigurisë prej 48 orësh.

mit/NOA

KOMENTE