Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Erdhën në Shqipëri për garën “Rally”, aksidentohen vullnetarët italianë
English

Erdhën në Shqipëri për garën “Rally”, aksidentohen vullnetarët italianë

San Severino, 11 qershor, NOA - Një kabllo i varur në një tunel, një shkëndijë që vihet në kontakt me kamionin, e në fund një zjarr i tmerrshëm që e ka përpirë atë duke e bërë të shpërthejë.

Bilanci: Dy të plagosur, nga fatkeqësia që i ka ndodhur në Shqipëri sipërmarrësit italian, Mario Buschittari, 48 vjeç, nga San Severino, i cili siç raportojnë mediat italiane, kishte mbërritur në vendin tonë me vullnetarët e shoqatës "Energji dhe buzëqeshje" nga Vinçenca, që çon ndihma humanitare në mbarë botën.

Në fakt, ata gjendeshin këtu me rastin e garës “Rally Albania”, për t’u dhënë ndihmën e parë motoçiklistëve që merrnin pjesë në të, për të zbuluar Shqipërinë, gjatë datave 5-11 qershor, e para për të jashtë kufijve italianë.

Siç bëjnë me dije mediat italiane për ngjarjen në fjalë, ai udhëtonte në kamion në fakt, sepse një ditë më parë kishte qenë një incident në garë dhe ai u zhvendos më pas nga Shkodra për në Tiranë për t’i dhënë automjetit mbështetjen e duhur, por për fat të keq, atij vetë i ndodhi një aksident.

Kamioni, i ngarkuar me ndihma humanitare, ka zbritur një tunel të ngushtë, i ndjekur nga një karvan automjetesh të tjera, ku pranë fundit të një tuneli, goditi një kabllo të varur, e u ndez një shkëndijë.

Buschittari për fat të keq pësoi një goditje në shpinë dhe thirri menjëherë për ndihmë gjermanët, të cilët ishin prapa kamionit.

Një mjet i fuqishëm më pas, arriti që ta nxjerrë atë nga tuneli dhe të bëjë që shpërthimi të ndodhë pasi njerëzit që ndodheshin brenda tij, të kishin zbritur prej tij.

Në këtë mënyrë, për fat të mirë, u shmang një tragjedi fatale që mund të kishte ndodhur duke marrë jetë njerëzish.

n.e/NOA

KOMENTE