Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për 12 Qershor 2011
English

Parashikimi i motit për 12 Qershor 2011

Tiranë, 11 qershor 2011, NOA- Sipas MeteoAlb, në kushte të paqëndrushme atmosferike ka qenë edhe vendi ynë gjatë ditës së sotme. Mëngjesi ka nisur me alternime të kthjellimeve dhe vranësirave në ultësirën perëndimore dhe vijën bregdetare por vranësira dhe shira të dobët ka patur në zonat malore Lindore të Shqipërisë. Orët e mesditës janë karakterizuar nga moti i kthjellët në të gjithë vendin.

Por gjatë pjesës së dytë të ditës ka patur shtim të vranësirave të cilat kanë gjeneruar rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në Ultësirën Perëndimore dhe zonat malore ndërsa bregdeti ka vijuar me kthjellime dhe vranësira të lehta. Në mbrëmje dhe gjatë natës vranësirat dhe shirat do të largohen gradualisht duke përmirësuar kushtet e motit.

Temperaturat e ajrit kane pësuar një rënie të lehtë në mëngjes por mesdita ka ruajtur vlera konstante të temperaturave në vend.

Era ka fryrë e lehtë në toke dhe në det me shpejtësi 20 km/h dhe drejtim Jugperëndimor duke bërë që dallgëzimi në Adriatik dhe në Jon do të arrijë 2 ballë.

Europa

Qarkullimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa që qarkullojnë nga oqeani Atlantik janë vendosur në Europën jugperëndimore, pellgun e mesdheut dhe gadishullin e Ballkanit duke kushtëzuar mot të paqëndrueshëm. Konkretisht në Portugali, Spanjë, Mesdhe, Ballkan kanë dominuar nga kthjellimet dhe temperaturat e larta gjatë paradites por pasditja ka sjellë rrebeshe shiu në të gjitha këto rajone. Ndërsa masat ajrore të ftohta dhe të lagështa nga deti i veriut kanë kushtëzuar në gadishullin Skandinav dhe një pjesë të Britanisë vranësira dhe shira me intensitet të lartë. Më problematike situata ka qenë në Suedi dhe Norvegji ku shirat janë shoqëruar me stuhi të forta ere. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit ka patur mot të kthjellët.

Ngjarje ekstreme në Europë:

- Zona e Alpeve alarmon për shira me intensitet të lartë

- Europa Qendrore rrezikon shira intensive, shkarkesa me rrufe

- Ballkani rrezikon shkarkesa rrufesh dhe rrebeshe shiu

a.y/NOA

KOMENTE