Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nesër projekti për sigurinë, sulmet kibernetike më të rënda se ato ushtarake
English

Nesër projekti për sigurinë, sulmet kibernetike më të rënda se ato ushtarake

Tiranë, 12 qershor 2011, NOA- Gjatë ditës së nesërme Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e Komunikimit Genc Pollo dhe Drejtori për USAID në Shqipëri, zoti Xhozef Uilliams do të marrin pjesë në ceremoninë e fillimit të projektit për Sigurinë Kibernetike në vend.

Kjo siguri për vendin tonë lind si domosdoshmëri për shkak të rritjes së teknologjisë kompjuterike dhe dixhitalizimit dhe lidhur me sulmet kibernetike kompani të ndryshme në botë kanë punësuar de­tek­tivë për ruajtjen e të dhënave.

Vetëm pak ditë më parë duke folur tek Takimi Botëror për Sig­urinë Kiber­netike në Londër, kreu i grupit BT Majkëll Rejk i tha zyr­tarëve qever­i­tarë dhe krerëve të biz­ne­seve nga e gjithë bota se sul­met kiber­netike mund ta gjunjëzojnë një vend pa nevojën e veprimeve ushtarake.

Sipas tij është shumë e rëndësishme që qeveritë dhe biz­ne­set të kenë nivel më të lartë ndërgjegjësimi në lid­hje me sig­urinë dhe sul­met kiber­netike.

Ai tha se këto lloj sul­mesh po zhvil­lo­hen kaq sh­pejt, pran­daj nevo­jitet një trak­tat për mospërhap­jen e teknologjisë kiber­netike për të kon­trol­luar, siç tha ai, garën e armëve të shekul­lit 21.

Ndërkohë në vendin tonë janë hartuar rregulla për programet televizive të adoptuara nga KKRT dhe pritet adoptimi i këtyre rregullave për mjedisin online.

Në vijimësi ministri Pollo lidhur me këtë projekt është shprehur se, “Parimi kryesor i ligjit mbi mbrojtjen e të dhënave kryesore, është që të gjithë që përpunojnë të dhëna personale të marrin sigurie të tilla që të mos rrezikojnë këto të dhëna”.

Sipas tij, lidhur me krimin kibernetik sektori privat, furnizuesit me internet, duhet të luajnë rolin e vet, që është një rol plotësuesit përmes nënshkrimit të kodit të mirësjelljes dhe memorandumeve të mirëkuptimit.

a.y/NOA

KOMENTE