Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ushtria siriane pushton qytetin kryengritës Jisr al-Shughur, mijëra vetë në arrati
English

Ushtria siriane pushton qytetin kryengritës Jisr al-Shughur, mijëra vetë në arrati

Damask, 12 qershor 2011, NOA – Vijojnë luftimet në qytetin sirian Jisr al-Shughur, qyteti në kufi me Turqinë që u bë zemra e rebelimit ndaj regjimit autokratik të presidentit sirian Bashar al Assad.

Pas bombardimeve të parreshtura nga forcat e ushtrisë siriane, trupat qeveritarë arritën të hyjnë në qytet me 200 automjete ushtarake të mbështetura nga tanket dhe helikopterët e ushtrisë.

Dëshmitarë të shumtë në qytetin rebel i përshkruajnë luftimet në Jisr al-Shughur si beteja të dhunshme, duke theksuar se situata atje është tejet dramatike, me mijëra banorë që po marrin arratinë drejt kufirit turk.

Televizioni shtetëror sirian bën me dije se ushtria ka hyrë në qytet për të marrë nën shënjestër bandat e armatosura të kryengritësve të regjimit.

Sipas televizionit sirian në këtë betejë janë vrarë dy kryengritës, ndërsa janë kapur shumë të tjerë e janë sekuestruar armët e tyre.

Dëshmitarë të ndryshëm i thanë rrjetit britanik BBC se ushtria u vuri flakën shtëpive, ndërkohë që në luftime kanë mbetur të vrarë dhjetëra persona.

“Zoti e ndëshkoftë Assad”, tha për të përditshmen turke “Hurriyet” një grua e moshuar siriane që po kalonte drjet kufirit turk .

Ndërkohë regjimi i Damaskut e argumenton ofensivën në Jisr al-Shughur me rikthimin e sigurisë dhe rendit në qytet, pas vrasjes së 120 anëtarëve të forcave të sigurisë siriane javën e shkuar.

Ushtria siriane zbuloi sot një varr të përbashkët ku ishin hedhur trupat e disa prej anëtarëve të forcave të sigurisë siriane të vrarë në Jisr al-Shughur, që kontrollohet nga kryengritësit.

Ofensiva ushtarake në këtë qytet ka shkaktuar një eksod në masë përdrejt kufirit turk, kur deri tani sipas dëshmitarëve kanë kaluar kufirin 10000 vetë.

Ndërkohë lidhur me situatën e rënduar të luftimeve në Siri ka reaguar ministri i Jashtëm Britanik William Hague, i cili i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB-së të ndërhyjë urgjentisht.

Ai kërkoi që KS të hartojë një rezolutë ku të dënohet represioni i regjimit të presidentit Bashar al-Assad ndaj qytetarëve.

I njëmendtë ka qenë edhe reagimi i Gjermanisë, e cila kërkoi ndërhyrjen urgjente për zgjidhjen e situatës në Siri.

mit/NOA

KOMENTE