Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kolegji Zgjedhor: provat apo pasojat?
English

Kolegji Zgjedhor: provat apo pasojat?

Nga Mark Marku

Si rrallëherë në historinë e pluralizmit shqiptar, vëmendja e opinionit publik është përqendruar te vendimi që do të marrë Kolegji Zgjedhor në përgjigje të ankimimeve që Partia Socialiste i ka drejtuar këtij institucioni për procesin e numërimit të votave në Tiranë. Një vendim i marrë pak ditë më parë nga po ky kolegj është sulmuar ashpër nga Partia Socialiste dhe lideri i saj Rama. Që prej atij vendimi socialistët i kanë përshkallëzuar sulmet ndaj Kolegjit Zgjedhor, sulme të përqendruara sa në akuza personale dhe kërcënime ndaj anëtarëve të këtij kolegji, aq edhe në presione për një radikalizim të veprimeve të Partisë Socialiste, nëse vendimi i dytë i Kolegjit nuk do të bënte të mundur një mandat të katërt të Edi Ramës në postin e kryebashkiakut të kryeqytetit.

Si akuzat e llojit të parë, domethënë akuzat personale dhe kërcënimet ndaj anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor, ashtu edhe kërcënimet e llojit të dytë, domethënë kërcënime që në fakt u drejtohen gjithë shqiptarëve, janë të dënueshme. Por, nëse kërcënimet e llojit të parë janë thjesht të dënueshme, kërcënimet e llojit të dytë, përveçse të dënueshme, janë edhe jo lehtësisht të perceptueshme nga publiku i gjerë dhe pikërisht për këtë arsye edhe ia vlen që të debatohen.

Edhe pse të artikuluara në formë parullash revolucionare të tipit: “nëse Kolegji nuk vendos drejtësinë, populli opozitar do të ngrihet në revolta”, “nëse kolegji na vjedh fitoren, vendi do të shkojë drejt humnerës”, “kolegji të ketë parasysh pasojat e vendimit që do të marrë” e të tjera si këto, këto kërcënime shprehin në thelb të njëjtën gjë: një kërcënim për pasojat që do të sjellë vendimi i Kolegjit Zgjedhor.

E thënë ndryshe, ajo që synohet prej këtyre kërcënimeve është që gjykatësit e Kolegjit Zgjedhor të vihen para situatës së marrjes së një vendimi politik e jo profesional, i cili, në vend që ta mbështeste gjykimin në faktet dhe veprimet e kryera në të shkuarën, do ta gjykonte çështjen në fjalë duke u mbështetur në pasojat që do të shkaktonte vendimi i këtij kolegji pas shpalljes së vendimit. Jemi në një stimulim të pastër politik, që synon të devijojë funksionin e një institucioni drejtësie dhe thelbin e vetë drejtësisë. Mendoni se sa pak drejtësi do të kishte në botë sikur gjykatat në vend që të gjykonin provat e paraqitura në një proces dhe ta merrnin vendimin mbështetur mbi këto prova, të fillonin të mendonin se ç’pasoja do të kishte mbi jetën e palëve vendimi i tyre dhe si do të reagonin palët pas dhënies së vendimit. Një mënyrë e tillë të funksionuari, edhe pse në pamje të parë tingëllon shumë njerëzore, është shkatërruese për sistemin e drejtësisë.

Është pra detyrë e Kolegjit Zgjedhor që të mos bjerë nën presionin e marrjes së një vendimi të përcaktuar nga pasojat që do të ketë ky ndikim. Është e rëndësishme që gjykimi i tyre të jetë i ftohtë dhe i zhveshur nga emocionet apo supozimet politike. Nuk është detyrë e gjykatave të parashikojnë apo të marrin në konsideratë zhvillimet e pritshme politike që mund të pasojnë x apo y vendim gjykate (Meqë ra fjala, nuk ka për të ndodhur asgjë, sido që të jetë vendimi i Kolegjit Zgjedhor.). Kjo është detyrë e partive politike, e parlamentit, e qeverisë dhe institucioneve të tjera politike.

Gazeta "Mapo"

KOMENTE