Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pasqyra e Shtypit, 13 qershor 2011 (VIDEO)
English

Pasqyra e Shtypit, 13 qershor 2011 (VIDEO)

Tiranë, 13 qershor 2011, NOA- Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Hënë, 13 Qershor 2011.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor; “4 vendimet që mund të marrë sot Kolegji”, i cili flet për vendimet e pritshme duke u bazuar në analizën e juristëve. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Këshillimi për karrierën dhe kuotat në universitete”, “Çfarë do të ndodhë me pagat e policëve?”

Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “PS feston 20 vjetorin; mungojnë Dritërori, Nano, Islami, e Blushi, Rama: Orë të vështira”, i cili flet për takimin e djeshëm të socialistëve. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Padia e fundit e PS, sot “vula” e Kolegjit për Tiranën”, “Taksisti: Ju rrëfej orët me Griseldën”

E përditshmja “Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “Batutat në festën e PS, Rama: Jemi në anën e duhur të historisë”. Disa tituj të tjerë të gazetës janë: “Kastriot Dervishi: Përdorja e shkrimtarëve për të fshehur agjenten e sigurimit”, “PD-ja humbi Laçin sepse qarkulloi vetëm 3 figura”, “Zgjedhjet pajtojnë 35 familje në gjakmarrje”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Rama: Shqipëria në udhëkryq”, i cili pasqyron deklaratat e djeshme të kreut të PS në 20-vjetorin e partisë. Disa tituj të tjerë janë; “Gjakmarrje në Mallakastër, ekzekutohet vëllai i vrasësit”, “Berisha: Nuk bëjmë dot kurrë atë që SHBA bëri për ne”, “Kufiri, “barrikadë” për turistët nga Kosova”.

Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor “Harasani: Shqipërisë i duhet një PS e vërtetë”, i cili pasqyron deklaratat e deputetit të Partisë Socialiste në lidhje me 20-vjetorin e PS. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë: Majko: PS, humbjen dhe fitoren i ka të mëdha”, “Manjani: Deklaratat e Ramës ndaj Kolegjit, talibanizëm, por kjo ndëshkohet”.

Gazeta ‘Mapo” ka si argument kryesor; “20 vetori i PS, bojkotojnë Blushi dhe aleatët”, i cili flet për festën e djeshme të Partisë Socialiste. Ndërkohë që po për këtë argument është dhe titulli; “Të rikthyerit në PS: Pse Nano duhej të ishte ftuar”. Disa tituj të tjerë janë; “Vendimi final për Tiranën, si do të përballen sot PD e PS në Kolegj”, “Maskim homoseksualësh për kokainën, pranga shqiptarëve”.

Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.

a.k/NOA

79

KOMENTE