Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Spahiu: Krimi i vetëm që ka bërë gjyqtari Damini (VIDEO)
English

Spahiu: Krimi i vetëm që ka bërë gjyqtari Damini (VIDEO)

Në cilësinë e Zv. Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë Kreshnik Spahiu doli sot para mediave duke u shprehur se ai ishte “shumë i shqetësuar, për ngjarjet të cilat kanë ndodhur në pikën doganore të Kakavijës më datë 10.06.2011 ora 20.00 dhe i përkasin Gjyqtarit Skënder Damini, Gjyqtari Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Fier”.

Në këtë datë Gjyqtari është penguar të kalojë kufirin me shtetin Grek, kur po udhëtonte me bashkëshorten dhe babain e tij shtetasit Lindita dhe Damin Damini, me motivacionin “konsiderohet person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike etj.”

Si Zv. Kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë i cili është organi kushtetues kompetent për mbrojtjen dhe përfaqësimin e gjyqtarëve, Spahiu tha se kërkon nga Ministria e Jashtme e vendit tonë të marrë sqarime tek autoritetet kompetente Greke, në lidhje me veprimet e autoriteteve të pikës kufitare Kakavijë.

“Ne kërkojmë nga këto autoritete të sqarojnë pozicionin e shtetit Grek në lidhje me përcaktimin që i bëhet një Gjyqtari të shtetit shqiptar, i cili udhëton me një pasaportë shërbimi, si edhe bashkëshortes së tij, si persona të “rrezikshëm”, - tha Spahiu.

Kurse sqaroi se gjyqtari Skënder Damini ka kaluar në shtetin Grek duke respektuar rregullat e këtij shteti dhe pa krijuar asnjëherë incidente që nga viti 1993 duke hyrë dhe dalë rregullisht në këtë vend.

Sipas z.Spahiu, incidenti ka të bëjë me praninë e babait të Gjyqtarit, shtetasit Damin Damini, i cili ka të shënuar në pasaportën biometrike, vendlindjen Mazrek, Marglliç, një krahinë, në Camëri duke bërë kështu që punonjësi i pikës Kufitare të vendosë shënimin që ai nuk disponon një dokument të vlefshëm udhëtimi, pavarësisht se ai udhëtonte me një pasaportë të vlefshme biometrike.

“Më këtë motivacion, punonjësi i pikës kufitare nuk ka lejuar të hyjë në shtetin Grek, as Gjyqtari Skënder Danimi dhe bashkëshortja e tij, të cilët sipas punonjësit ishin duke shoqëruar një person të padëshiruar”, - tha z.Spahiu.

Kurse përfundoi me deklaratën: “Në cilësinë e Zv. Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, vlerësoj se arsyet e paraqituara nga autoritet kufitare Greke, janë të paarsyeshme dhe diskriminuese, prandaj kërkon nga autoritetet shqiptare të ndërhyjnë tek autoritetet më të larta shtetërore Greke, që të japin sqarime përfundimtare në lidhje me çështjen”.

88

KOMENTE