Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fule: Situata politike e përkeqësuar, interpretime të ndryshme për votat e kontestuara
English

Fule: Situata politike e përkeqësuar, interpretime të ndryshme për votat e kontestuara

Bruksel, 14 qershor 2011, NOA – Zgjedhjet vendore për bashkinë e Tiranës ishin objekt i raportimit të sotëm të Komisionerit Europian për Zgjerimin në BE Stefan Fule. Komisioneri Fule gjatë një seance me dyer të mbyllura deklaroi se situata postzgjedhore në Tiranë pas numërimit të fletëve të kontestuara ka përkeqësuar klimën politike në vend.

Kjo sipas Fules erdhi për shkak se ka interpretime të ndryshme mbi vlefshmërinë e numërimin e fletëve të votimit të hedhura në kutitë e gabuara, që kanë çuar sipas tij në keqësimin e situatës politike në vend, e cila mund të çojë edhe në mosrespektimin e institucioneve.

Komisioneri për Zgjerimin i bëri thirrje liderëve të politikës shqiptare të gjejnë rrugën e dialogut politik.

Fule theksoi se palët duhet të dialogojnë, pasi sipas tij është tejet e nevojshme kryerja e reformës në Kodin Zgjedhor, për të cilin Fule inkurajoi edhe bashkëpunimin me shoqërinë civile.

Fule apeloi që palët të presin qetësisht përmbylljen e procesit të zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë së Tiranës dhe shpalljen e rezultatit të tyre nga institucionet kushtetuese.

Duke folur në Komitetin e Stabilizim-Asociimit të Parlamentit Europian Fule floi edhe për letrën dërguar kryeministrit Sali Berisha nga Sekretari i Përgjithshëm i KiE-s, i cili shpreh sipas tij shqetësimin për situatën postzgjedhore në Shqipëri.

Letra e Jagland i bën thirrje palëve të arrijnë dialogun politik për daljen e menjëhershme nga ngërçi plotik.

Komisioneri për Zgjerimin foli edhe për liberalizimin e vizave, që sipas tij tregoi aftësinë e politikës shqiptare për progres. Vijon..

mit/NOA

KOMENTE