Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
“Lavazhi”, tre të rinj në pranga për trafik droge
English

“Lavazhi”, tre të rinj në pranga për trafik droge

Tiranë, 14 qershor 2011 NOA- Realizohet në kryeqytet operacioni antidrogë i koduar “Lavazhi”, sekuestrohet sasia prej 1 kg e 500 gram cannabis sattiva, ndërsa arrestohen në flagrancë tre shtetas si posedues dhe shpërndarës së saj.

Policia e kryeqytetit ka bërë të ditur se përgjatë orëve të vona të mbrëmshme, Specialistë të Seksionit Kundër Narkotikëve, bënë të mundur kapjen dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetasve: Agron Shaba, 30 vjec, banues në Tiranë, Tarzan Tahiri, 26 vjec, banues në Durres dhe Gentian Shaqiri, 23 vjec, banues në Tiranë.

Rreth orës 17.15, në Rrugën e Kavajës në Kryqëzimin e Unazës së Re, në lavazhin në pronësi të shtetasit Agron Shaba, u bë kapja në flagrancë e këtyre shtetasve me nje sasi prej 1 kg e 500 gram lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, gjithashtu u sekuestruan dhe tre aparate celular dhe automjeti me targë TR 7792 T.

a.q/NOA

KOMENTE