English

Meta: Kolegji foli drejtë, Rama duhet të mësojë të dëgjojë

Tiranë, 14 qershor 2011 NOA- Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka vlerësuar si parimor dhe të drejtë vendimin e Kolegjit Zgjedhor të një dite më parë për hapjen e të gjitha kutive ku janë hedhur gabim votat.

“Përgëzoj kolegjin zgjedhor për vendimin e djeshëm, vendim i drejtë, i logjikshëm dhe parimor, i cili respekton votën e çdo qytetari dhe sjell standard të ri të zgjedhjeve dhe transparencës”, ka deklaruar Meta gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në selinë e LSI-së. Meta nënvizoi se procesi ka zgjatur përtej parashikimeve, por transparenca maksimale, sipas tij është e mirëpritur dhe e domosdoshme për të mbyllur kontestimet për të gjithë ata, të cilëve nuk u pëlqen rezultati.

“Të gjithë ata që kanë paragjykuar kolegjin, dje kanë dështuar.Vendimi i djeshëm i ka hapur rrugën një transparence maksimale”, ka deklaruar kryetari i LSI-së, sipas të cilit, tashmë duhet t’i hapet rruga një bashkëpunimi të ri mes pushtetit qëndror dhe atij vendor për zbatimin e projekteve të lëna pezull prej vitesh, duke nisur nga bashkia e Tiranës.

a.q/NOA

KOMENTE