English

Vendimi i Kolegjit, reagon Basha: E mbështes, bazohet në parimin kushtetues

Tiranë, 13 Qershor 2011 NOA/ Albana Qehajaj – Kandidati i Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha dha një prononcim pas mesnate për mediat duke thënë se ai e përshëndeste vendimin e Kolegjit Zgjedhor:

“Përshëndes vendimin. Ai është në përputhje me parimin kushtetues që çdo votë të numërohet dhe zëri i qytetarit të dëgjohet”, - deklaroi z.Basha duke folur për vendimin e Kolegjit Zgjedhor.

***

Kolegji Zgjedhor vendosi të pranojë një pjesë të kërkesës së Partisë Socialiste duke vendosur që të bëhet rinumërim total i kutive të votimit të bashkisë Tiranë.

Gazetarja e NOA nga Gjykata e Apelit konfirmon se Kolegji Zgjedhor ka kërkuar nga KQZ që të bëjë një rivlerësim edhe të kutive që nuk janë hapur.

Kjo do të thotë se nëse janë hapur afro 117 kuti duhet të bëhet rinumërim edhe për mbi 300 kuti të tjera të cilat do të duhet të hapen.

Relatorja Dhurata Haveri deklaroi se “Kolegji zgjedhor në bazë të nenit 153/3 pranimin e kërkesës së paditësit Partia Socialiste”, duke theksuar se urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të bëjë një tjetër proces të ri numërimi.

Bëhet e qartë se do të bëhet rinumërim i kutive në 368 në 485 qendra votimi në Tiranë. Kjo do të thotë se në total do të kontrollohen 1472 kuti votimi me votat për kryetar të bashkisë Tiranë, këshillit bashkiak Tiranë, minibashkive dhe këshillave të minibashkive.

Kutitë do të kontrollohen për të verifikuar nëse kishte edhe atje fletëvotimit të numëruara gabim për të parë nëse mund të ketë përmbysje rezultati.

Vendimi i Kolegjit vjen pak javë pasi KQZ rrëzoi kërkesën e PD për të kryer rinumërim në të gjitha kutitë e tjera veç 117 të mëhershmeve të rinumëruara nga KQZ.

Kolegji Zgjedhor sonte po ashtu vendosi anulim të kërkesës së PS për pretendimin e mospërputhjes së shifrave duke vlerësuar se numri i fletëvotimeve ishte më i lartë se ai i zgjedhësve.

Në këtë mënyrë, ajo që pritet është që KQZ të rikthejë punën me kutitë. Kjo procedurë mund të marrë të paktën këtë javë që ka nisur dhe ndoshta edhe javën tjetër.

Vetëm pasi të hapen të gjitha kutitë, KQZ-së i lind e drejta të bëjë ajo, shpalljen e vendimit se kush është fitues i garës për Bashkinë e Tiranës.

KOMENTE
  • Anizel08:40 - 14 Qershor 2011
    ...akoma kuti do numërohen ....po ju jap një sugjerim që është shumë produktiv. Çojini kutitë në Turqi që ti numëroni shpejt e shpejt...