Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Wollfarth: Kthehuni në parlament e miratoni Gjykatën Administrative
English

Wollfarth: Kthehuni në parlament e miratoni Gjykatën Administrative

Korçë, 14 qershor 2011, NOA Update – Nga qyteti i Korçës ku vizitoi Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë dhe u takua me kryetarin e saj Admir Belishta, Kreu i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Eugen Wollfarth komentoi rëndësinë që ka për vendin Gjykata Administrative, miratimi i ligjit për ngritjen e të cilës nuk u arrit në Kuvendin e Shqipërisë vitin e shkuar, për shkak të kontestimit të opozitës duke bërë që të digjej edhe Fondi amerikan për ngritjen e 7 Gjykatave Administrative në mbarë vendin.

Ambasadori Wollfarth i bëri thirrje deputetëve të opozitës të rikthehen në parlament e t’i përvishen punës për ligje të rëndësishme të vendit.

Ai i bëri apel palëve të bien dakord për të arritur miratimin e këtij ligji që do të vinte në jetë ngritjen e këtij organi të rëndësishëm në shërbim të qytetarëve që kërkon shumicë të cilësuar votash në parlament.

Më tej lexoni komentin e plotë të Ambasadorit të OSBE-së Eugen Wollfarth në qytetin e Korçës.

Wollfarth: Është shumë e rëndësishme që të ekzistojë gjykata administrative. Çdo shtet modern ka nevojë për të. Në mënyrë që të ekzistojë gjykata administrative duhet të kemi një parlament plotësisht funksional, si në komisione, ashtu edhe në seancat plenare, sepse, për nga mënyra se si është ndërtuar sistemi në Shqipëri, duhet një shumicë e cilësuar për të miratuar ligjin për gjykatën administrative.

A mendoni se forcat kryesore politike do të gjejnë gjuhën e përbashkët për të miratuar ngritjen e kësaj gjykate?

Wollfarth: Shpresoj vërtet dhe i nxis ata të kthehen në parlament dhe t’i përkushtohen plotësisht punës, sepse kjo gjë është një nivel shumë i rëndësishëm shërbimi ndaj qytetarëve dhe miratimi i ligjeve është një pjesë e rëndësishme dhe fillestare e këtij shërbimi.

Fakti që partitë politike nuk po bien dakord a mendoni se tregon që ato e përdorin biznesin, për shembull gjatë fushatave zgjedhore?

Wollfarth: Unë do të thosha se fushata për zgjedhjet vendore ka përfunduar. Në një të ardhme, ky vend do të ketë zgjedhje të përgjithshme, sigurisht të planifikuara, por e drejta administrative është diçka që nuk ka të bëjë aspak me fushatën. Kjo është një gjë shumë e rëndësishme për të plotësuar themelet e këtij vendi. Një ligj administrativ funksional dhe i plotë dhe një sistem gjyqësor administrativ janë shumë të rëndësishëm për investitorët e huaj, por dhe për ata vendas. Kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e sistemit të sigurisë kur dikush dëshiron të bëjë biznes, pasi është gjithashtu një shërbim për qytetarët dhe shoqërinë, duke qenë se fillimisht ka të bëjë me vendet e punës.

Pse keni zgjedhur të vizitoni Gjykatën e Korçës dhe cili është impresioni juaj?

Wollfarth: Kjo gjykatë dhe qyteti i Korçës kanë një traditë të shkëlqyer. Pak kohë pas pavarësisë, ato nisën një punë shumë të mirë dhe e kanë vazhduar atë thuajse pa ndërprerje. Në këtë moment jemi këtu për të parë arkivin. Unë vetë kam një përshtypje shumë të mirë dhe kjo vizitë në Korçë është pjesë e vizitave të rëndësishme në disa pjesë të vendit për të njohur se si vijojnë zhvillimet në qarqe dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë.

KOMENTE