English

Tenderat, Ilir Beqja nuk është më deputet i Kuvendit

Tiranë, 16 qershor 2011 NOA- Gjykata kushtetuese i heq mandatin deputetit socialist Ilir Beqja. Vetë deputeti ka pohuar për mediat vendimin e sotëm të gjykatës kushtetuese. Beqja, u përfshi në skandali për përfitim nga tenderat e zhvilluar nga bashkia e Durrësit, gjate kohës që ai ishte zgjedhur tashmë deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Në vjeshtën e vitit të kaluar, deputetë të mazhorancës depozituan në gjykatën kushtetuese kërkesën për heqjen e mandatit për deputetit, duke e argumentuar me faktin se ai ka patur konflikt interesi me postin që mbante, atë të anëtarit të Kuvendit. Partia socialiste është mbrojtur duke thënë se në kohën e zhvillimit të tenderit Beqja nuk kishte bërë betimin në kuvend, kohë në të cilën PS bojkotonte punimet e kuvendit për shkak se nuk pranonte rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.

a.q/NOA

KOMENTE