Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vdekja e Emmy, prokuroria kërkon 3 vjet burg për biznesmenin
English

Vdekja e Emmy, prokuroria kërkon 3 vjet burg për biznesmenin

Tiranë, 16 qershor 2011 NOA- Prokuoria kërkon tre vjet burg për biznesmenin kosovar Aziz Kelmendi i akuzuar për vdekjen e këngëtares Elsina Hidërshaj e njohur si Emmy.Organi i akuzës deklaroi, gjatë seancës së sotme, se Kelmendi akuzohet për vrasje dhe si pasojë ka kërkuar që të dënohet me tre vjet burg.

Ngjarja për të cilën akuzohet Aziz Kelmendi ka ndodhur në 28 shkurtnjë nga lokalet e natës në kryeqytet ku sipas prokurorisë biznesmeni ka shkuar i shoqëruar me një vajzë tjetër në lokalin e natës ku ndodhej 21 vjeçarja për ti dhënë një dhuratë. Pasi ka hapur xhamin e makinës për ti dhënë dhuratën mes këngëtarës dhe shoqërues së tij ka nisur debati dhe për këtë arsye biznesmeni për të evituar grindjen ka nisur të largohet me makinë. Ndërsa automjeti lëvizte, Elsina Hidërshaj, ka qenë e varur te dritarja e makinës dhe më pas ka rënë përtokë.

Gjykata pritet të japë të premten vendimin lidhur me kërkesën e prokurorisë për biznesmenin kosovar.

a.q/NOA

KOMENTE