Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vjedh paratë në lavazh, zbulohet i mituri
English

Vjedh paratë në lavazh, zbulohet i mituri

Shkodër, 16 qershor 2011, NOA – Një i mitur është zbuluar si vjedhësi i 150 mijë lekëve të reja në një pikë lavazhi makinash në fshatin turistik të Velipojës në Shkodër.

Paratë e vjedhura ishin brenda makinës në pronësi të shtetasit 47-vjeçar S. S., i cili pas konstatimit të humbjes së parave ka bërë dhe kallëzim penal.

Falë hetimit policia e Shkodrës kapi si autor të vjedhjes 16-vjeçarin Xhulio H., lindur e banues në fshatin Barbullush, në Komunën Bushat të qytetit të Shkodrës.

Pas kapjes, 16-vjeçarit iu gjetën edhe paratë e vjedhura, të cilat i mituri i kishte fshehur tek një makineri pastrimi.

16-vjeçari Xhulio H. do të procedohet penalisht nga Prokuroria e rrethit për vjedhje.

mit/NOA

KOMENTE