English

Dënuar për vrasje kur ishte i mitur, kapet në Austri i riu vlonjat. Historia e plotë

Vjenë, 17 Qershor 2011 NOA – Kapet në Austri një djalë i ri vlonjat i akuzuar dhe dënuar për vrasje. Lajmin e konfirmuan për agjencinë NOA, burime zyrtare nga Policia e Shtetit shqiptar të cilat para pak minutash morën informacionin nga Interpol Vjena se forcat policore austriake kanë arrestuar 27-vjeçarin shqiptar Ergys Gjioveshaj.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin nr.212, datë 31.10.2001, ka vendosur të deklarojë fajtor të pandehurin Ergys Gjioveshaj së bashku me të akuzuarin tjetër Florian Meçe për kryerjen e veprave penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe vrasjes me paramendim, në bashkëpunim.

Mbi këto akuza, Ergys Gjioveshaj u dënua me 12 vjet burgim kurse Florian Meçe me 22 vjet burgim.

Ky vendim ishte ankimuar por Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr.305, datë 20.12.2001, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.212, datë 31.10.2001 të Gjykatës së Rrethit Vlorë.

Kalvari me gjyqësorin ka vazhduar sepse Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.266, datë 23.10.2002, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.305, datë 20.12.2001 të Gjykatës së Apelit Vlorë.

Ngjarja e plotë dhe vendimi i Gjykatës së Lartë më 23 tetor 2002

Kunder vendimit te Gjykates te Rrethit Gjyqesor Vlore dhe vendimit te Gjykates te Apelit Vlore kane bere rekurs mbrojtesit e te gjykuarve Ergys Gjioveshaj dhe Florian Mece si dhe prokurori, duke parashtruar keto shkaqe :

Mbrojtesi i te gjykuarit Ergys Gjioveshaj tha se eshte provuar qe i gjykuari Ergys ka qelluar me arme ndaj viktimes vetem nje here, duke e demtuar ne kembe, dhe pa patur qellim per ta vrare. Per kete veprim ai duhej te pergjigjej vetem per vepren penale te plagosjes se lehte me dashje. Avokati i Ergysit tha edhe se Spartak Hamzai, i cili eshte deshmitari kryesor i ngjarjes, ne kundershtim me ligjin, nuk eshte thirur per te deshmuar perpara gjykates.

Kurse mbrojtesi i te gjykuarit Florian Mece tha se nisur nga fakti qe ngjarja ka ndodhur ne muajin Nentor te vitit 2000, gjykata, ndaj te gjykuarve, nuk duhej te zbatonte nenin 78/2 te Kodit Penal, te ndryshuar me ligjin nr.8733, date 24.1.2001, por duhej te zbatonte nenin 78 te pandryshuar. Kjo gje ishte e domosdoshme per t’u kryer mbasi ligji i kohes, kur ka ndodhur ngjarja, ka qene me i favorshem per te gjykuarit.

Avokati tha edhe se provat e administruara ne gjykim nuk provojne qe autor i vrasjes te kryer te jete i gjykuari Florian dhe se mosthirrja e Spartak Hamzait, per te deshmuar ne gjykim, si i vetmi deshmitar i ngjarjes dhe mjaftimi vetem me leximin e thenieve te tij te dhena gjate hetimit paraprak, perben shkelje ligji.

Ndërsa Prokurori konsideroi se cilësimi juridik i vepres ne ngarkim te dy te gjykuarve, nuk duhej bere ne baze te nenit 78/2 te Kodit Penal, i ndryshuar me ligjin nr 8733, date 24.1.2001, por ne baze te pjeses se dyte te nenit 78 te Kodit Penal, te pandryshuar.

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vlerësoi se vendimi i Gjykates se Apelit Vlore, i cili ka lene ne fuqi vendimin e Gjykates te Rrethit Gjyqesor Vlore, per deklarimin fajtor dhe denimin e te gjykuarve Florian Mece dhe Ergys Gjioveshaj, eshte i drejte dhe i bazuar.

Nga te dy gjykatat eshte pranuar e provuar se ne daten 20.11.2000, i gjykuari Florian Mece dhe i gjykuari i mitur Ergys Gjioveshaj kane qene duke udhëtuar, ne qytetin e Vlores, me nje makine tip Benz Mecedes 240.

Detajet e ngjarjes

Rreth ores 17.00, ne rrugen qe lidh lagjen 10 Korriku me lagjen Pavaresia, perballe shkolles Qemal Ataturk, kane qene te ndaluar ne krah te njeri tjetrit, me te njëjtin drejtim, automjeti tip Saurrel, i drejtuar nga dëshmitari Muharrem A. dhe nje autoveture tip Benz Mercedes e drejtuar nga viktima Laert Alushi. Gjate kohes qe drejtuesit e te dy automjeteve kane qene duke biseduar njeri me tjetrin, mbrapa tyre kane ardhur te gjykuarit, te cilet duke pare se rruga ishte e zen, kane kaluar ne krahun e kundert dhe gjate parakalimit i jane drejtuar me fjale fyese deshmitarit Muharrem.

Rreth 45 minuta me pas, viktima Laert, ne qytetin e Vlorës, eshte takuar me te gjykuarin Floriani duke kerkuar prej tij sqarime lidhur me fyerjen e bere. Ne kushtet kur ata nuk jane marre vesh dhe duke fyer njeri tjetrin reciprokisht ata jane ndare. Ne ndarje siper, i gjykuari i eshte drejtuar viktimes me fjalet “…së bashku do ta zgjidhim ndryshe“.

Rreth ores 19, mbas kesaj ngjarje, ne rrugen 10 Korriku, afer pishinave, automjeti i drejtuar nga viktima Laert Alushi, ne te cilin ndodhej dhe deshmitari Spartak H., eshte perballuar me automjetin e ndaluar, tip Benz Mercedes, ne te cilin ndodheshin dy te gjykuarit.

Florian Meçe, nga automjeti i tij, i ka bere shenje viktimës qe te ndaloje.

Mbas ndalimit te automjetit dhe ne kohen qe viktima doli prej saj, Floriani, duke qene dhe ky, ne kete çast, jashte automjetit, i eshte drejtuar atij duke i thene “ qe kur ke ardhe nga Gjermania je bere gangster i madh “.

Mbas ketyre fjaleve, ne momentin qe Floriani dhe viktima jane kapur me njeri tjetrin, Ergysi ka shkuar ne automjetin e Florianit nga ku ka mare nje arme luftarake, automatik. Duke qene jashte automjetit, me armen ne dore, te drejtuar nga viktima, ai i eshte drejtuar shokut te tij, Florian, duke i thene “ Lere Lani, lere, hapu”.

Floriani, mbas thirjes te shokut te tij, duke e larguar viktimen nga vetja e ka shtyre ate me force ne drejtim te armes, qe i gjykuari Ergus mbante ne gjendje sulmi. Veprimet e tij ky i gjykuar i ka shoqeruar me fjalet “na bjeri“.

Duke qene ne keto kushte, me armen qe kishte ne dore, Ergys Gjioveshaj ka qelluar me bresheri ne drejtim te viktimes, duke e demtuar ate fillimisht ne kembe dhe me pas ne trup.

Mbas kryerjes te ketyre veprimeve, te dy te gjykuarit jane larguar nga vendi i ngjarjes, duke lene aty armen me te cilen eshte kryer vrasja.

Viktimës i është dhënë ndihme e menjëhershme mjekësore por jeta e tij nuk është mundur te shpëtohet.

Rrëzohen avokatët e Gjioveshajt dhe Meçes

Lidhur me pretendimin e paraqitur ne rekurs, te mbrojtesit të Florian Meçe, se provat e administruara ne gjykim nuk provojne qe i mbrojturit prej tij te jete autor i vrasjes se ndodhur, si dhe me pretendimin e mbrojtesit te te gjykuarit Ergys Gjioveshaj, se i mbrojturi prej tij nuk eshte autor i vrasjes te viktimes por vetem i plagosjes se lehte te tij, Kolegji Penal i Gjykates se Larte çmon se ato jane te pabazuara.

Mbrojtesit e te gjykuarve, ne rekurset e tyre, kane pretenduar gjithashtu se mosthirrja ne gjykim e dëshmitarit kryesor te ngjarjes, Spartak H. dhe leximi nga gjykata i thenieve te tij te bera ne policinë gjyqësore, perben shkelje ligji dhe per kete shkak ka ndikuar per dhenien e nje vendimi te drejte.

***

Kundër vendimeve të mësipërme ka paraqitur kërkesë për rishikim, kërkuesi Florian Meçe, duke vlerësuar se vendimi është rrjedhojë e një hetimi jo të plotë.

Sipas tij, për shkaqe që nuk varen nga vullneti i kërkuesit, por as të gjykatës që ka shqyrtuar themelin e çështjes, nuk janë marrë të gjitha provat, të cilat do të përjashtonin çdo dyshim në ngarkim të kërkuesit.

Për më tepër Meçe ka konsideruar se gjykata nuk ka përdorur deklarimet e të pandehurit, si dhe të disa dëshmitarëve okularë të pranishëm në ngjarje, të cilët mund dhe duhet të thirren nga gjykata. E vetmja rrugë për të marrë këto prova të reja është rifillimi i gjykimit.

Po ashtu, u vu në dukje se Gjykata e Lartë Kombëtare Spanjolle ka ekstraduar të gjykuarin Florian Meçe me kushtin e vetëm të përsëritjes së proçesit gjyqësor, garanci që është dhënë nga autoritetet shqiptare, pikërisht në zbatim të neneve 450 e 453 të K.Pr.Penal.

Meçe ka thënë se gjykimi në mungesë i të pandehurit i ka kufizuar atij mundësinë për t‘u mbrojtur dhe për të qenë subjekt i barabarte në një proçes ligjor.

Megjithatë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.14, datë 03.10.2008, ka vendosur mospranimin e kërkesës së kërkuesit Florian Meçe për rishikim e vendimit nr.212, datë 31.10.2001 të Gjykatës së Rrethit Vlorë.

Gjykata Kushtetuese me vendimin nr.21, datë 29.04.2010, ka vendosur shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë vendimin nr.14, datë 03.10.2008 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë.

Ky Kolegj pasi dëgjoi relacionin e gjyqtarit Gani Dizdari; prokurorin Bujar Sheshi, i cili kërkoi të mos pranohet kërkesa për rishikim vendimi; mbrojtësin e kërkuesit av. Arjan Salati, që kërkoi pranimin e kërkesës, prishjen e vendimit nr.212, datë 31.10.2001 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim me tjetër trup gjykues; dhe pasi e bisedoi çështjen në tërësi, vërejti se nga aktet e administruara në dosjen gjyqësore rezulton se Florian Meçe është proçeduar për kryerjen e veprave penale të parashikuara nga neni 78, 25 e 278/2 i Kodit Penal. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr.212, datë 31.10.2001, e gjeti fajtor këtë shtetas për kryerjen e veprave penale të mësipërme dhe e dënoi me një dënim përfundimtar prej 22 vjet burgim.

Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin nr.305, datë 20.12.2001 vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ndërkohë që Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë me vendimin nr.305, datë 20.12.2001 vendosi mospranimin e rekursit.

Gjykimi i çështjes në ngarkim të Florian Meçe u zhvillua në mungesë të tij dhe ekzekutimi i vendimit u bë i mundur në muajin shtator 2007, kur autoritetet gjyqësore spanjolle kryen ekstradimin e këtij shtetasi. Vendimi përfundimtar për ekstradimin e këtij shtetasi rezulton se u mor nga ana e seksionit përkatës të Gjykatës së Lartë të Mbretërisë së Spanjës.

Pasi analizon procedurën e ndjekur, Gjykata Kushtetuese ka vendosur pranimin e kërkesës për rishikim të vendimit, të të dënuarit Florian Meçe. Po ashtu vendosi prishjen e vendimit nr.266, datë 23.10.2002 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, prishjen e vendimit nr.305, datë 20.12.2001 të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe prishjen vendimit nr.212, datë 31.10.2001 të Gjykatës së Rrethit Vlorë, si dhe dërgimin e çështjes në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë për rigjykim, me tjetër trup gjykues.

e.t/NOA

KOMENTE