Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kuçi: Ligji për të dalët nga lufta, garanci për tu integruar në shoqëri
English

Kuçi: Ligji për të dalët nga lufta, garanci për tu integruar në shoqëri

Prishtinë, 17 qershor 2011, NOA- Ministri i Drejtësisë njëherësh zëvendëskryeministri i Kosovës Hajredin Kuçi është takuar sot me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta.

Ai tha se ligji për vlerat e luftës, përfshin edhe çështjen e familjeve të dëshmorëve, invalidëve, viktimave civile dhe personave të pagjetur.

Në këtë takim Kuçi ka biseduar me të pranishmit mbi ecurinë e këtij ligji dhe i ka falënderuar për kontributin dhe bashkëpunimin mes qeverisë dhe shoqatave.

Më tej ai është shprehur se, “Ne e kemi pasur në Strategjinë Legjislative, ne kemi punuar me kujdes edhe në draftin që është kthyer. Jemi koordinuar me shoqatat vazhdimisht dhe kemi ardhur në një përfundim që ligji tani është në draftin final dhe në mbledhjen e radhës të Qeverisë, në fillim të javës së ardhshme do të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

Sakaq ai shtoi se po punohet që këto kategori të jenë pjesë e integruar e shoqërisë dhe në të njëjtën kohë po punohet që të jepen mundësi të barabarta për këto kategori, për të qenë pjesë e zhvillimit, ndërtimit, lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

a.y/NOA

KOMENTE