Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Letra e Jagland: Të nisi dialogu dhe të kërkohet mendimi i Komisionit të Venecias
English

Letra e Jagland: Të nisi dialogu dhe të kërkohet mendimi i Komisionit të Venecias

Tiranë, 17 qershor 2011, NOA- Letra e Sekretarit të Përgjithshëm të

Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland, drejtuar Përfaqësues së Përhershme të Shqipërisë pranë Këshillit të Europës për situatën paszgjedhore, është zbardhur e gjitha e përkthyer.

Në letër theksohet se, “Referimi ndaj shtetit të së drejtës nënkupton detyrimin e të gjitha palëve të interesuara për të respektuar vendimet e institucioneve të drejtësisë shqiptare dhe në mënyrë të veçantë të Kolegjit Zgjedhor për procedurat e apelimit në vijim”.

Më tej Jagland shprehet se pas përfundimit të të gjitha procedurave duhet kërkuar opinioni Komisionit të Venecias.

Letra e plotë e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, Thorbjorn Jagland:

E nderuar Ambasadore,

Dëshiroj t'i referohem bisedës time të djeshme me Ministrin Haxhinasto dhe të

ripërsëris mesazhet kryesore të Letrës time të datës 10 Qershor për Kryeministrin Berisha dhe konkretisht thirrjes për dialog politik, mbi bazën e respektimit të shtetit të së drejtës dhe parimeve demokratike. Sigurisht që referimi ndaj shtetit të së drejtës nënkupton detyrimin e të gjitha palëve të interesuara për të respektuar vendimet e institucioneve të drejtësisë shqiptare dhe në mënyrë të veçantë të Kolegjit Zgjedhor për procedurat e apelimit në vijim. Njëkohësisht, dëshiroj të ripërsëris synimin tim që menjëherë pas përfundimit të procedurave të sipërpërmendura, t'i kërkoj Komisionit të Venecias opinionin e tij mbi çështjet e mbetura lidhur me sistemin zgjedhor në Shqipëri, me qëllim që nëzgjedhjet e ardhshme të shmangen probleme të tilla të ngjashme.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Erma Xhillari19:25 - 17 Qershor 2011
    Eshte folur dhe eshte perseritur shume here problemi i zgjedhjeve si i pandershem dhe i korruptuar. Po ta shohesh ne kendveshtrime te ndryshme opinionet jane te ndryshme. Ne keto zgjedhje kishte parregullsi te "pafajshme" nje lloj hileje e pranueshme por qe nuk mund te thuash apo te akuzosh se zgjedhjet ishin te parregullta. Ne gjithe historine e politikes sone qe nga koha e demokracise kjo ka qene zgjedhja me e rregullt dhe me interesante. Per mendimin tim letra e Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Europes Thorbjorn Jagland me duket mbreselenese. Me nje gjuhe te sofistikuar le te nenkuptohet se te dyja palet duhet te respektojne vendimet e Kolegjit Zgjedhor,dhe per kete ai do ti drejtohet Komisionit te Venecias.