Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagosje me armë në Tiranë, viktima në gjendje kritike
English

Plagosje me armë në Tiranë, viktima në gjendje kritike

Tiranë, 17 qershor 2011 NOA – Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur para pak çastesh në kryeqytet, i plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Burime policore në vendngjarje thanë për agjencinë e lajmeve NOA se i plagosur ka mbetur shtetasi Sidrit Thanasi, 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në një tunel mes pallatesh tek zona e “Xhamllikut” në Tiranë. Autori i cili është zhdukur me shpejtësi nga vendi i krimit, ka qëlluar Thanasin me armë duke e plagosur rëndë dhe ka rendur t’i shpëtojë një ndjekjeje të mundshme policore.

I plagosuri është dërguar në qendrën spitalore ku sipas policisë, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Postblloqe janë ngritur në zonën përreth vendngjarjes për të kapur autorin. Policia thotë se ngjarja ka ardhur pas një sherri për motive të dobëta mes të dyshuarit dhe të plagosurit, pasi ata kishin njohje të mëparshme.

e.t/NOA

KOMENTE