English

Topalli: Ligji dhe Kushtetuta janë mbi gjithçka

Tiranë, 17 qershor 2011, NOA- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli gjatë ditës së sotme ka pritur në një takim, delegacionin e Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë të kryesuar nga nënkryetari i saj Miroslav Mozetiç.

Në vijim të takimit kryetarja e Kuvendit dhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë ndanë ide e shkëmbyen përvoja, duke parë faktin se dy Gjykatat Kushtetuese kanë një kohëzgjatje historike të njëjtë prej 20 vitesh, por edhe përbërje e funksionim të ngjashëm.

Më tej u theksua fakti se mbi marrëdhëniet e Gjykatës Kushtetuese me institucionet e tjera si dhe rregullat e shtetit të së drejtës, ku ligji dhe Kushtetuta janë mbi gjithçka.

Topalli i tha Mozetiç se bashkëpunimi mes institucioneve shqiptare dhe atyre sllovene di të jenë reciproke dhe do të vijnë gjithmonë në rritje, duke theksuar se marrëdhëniet

Parlamentare aktuale, janë shumë të mira.

Në përfundim ajo shprehu bindjen se në vijim ky bashkëpunim do të vijojë të japë frytet e veta.

a.y/NOA

KOMENTE