English

Dunst: Jam shëruar nga depresioni

SHBA, 18 Qershor NOA - “Nuk kam pasur aspak frikë që sëmundjen time ta vendosja në film. Kur arrin të pohosh diçka ë tillë do të thotë që ke arritur të shërohesh”, - kanë qenë fjalët e Kirsten Dunst.

Aktorja është rrëfyer për “Tu Style” në lidhje me periudhën e vështirë të jetës së saj që e ka përjetuar gjatë 2008, moment në të cilin ndodhej e shtruar në një klinikë për depresion edhe pse fillimisht thuhej se ishte për alkoolizim.

Tani në filmin e saj të fundit “Melankolia”, të Lars von Trier, interpreton rolin e Justine, një vajzë e re që vuan nga depresioni.

“Më pyesnin gjithmonë përse nuk isha e lumtur – shpjegon Dunst – jam shëruar në momentin që kam kuptuar se isha e “burgosur” nga mendimet e të tjerëve, sot jam gjithmonë lumtur, por gjithmonë pika e referimit jam vetë unë”.

r.b/NOA

KOMENTE