English

Mbreti i Marokut drejt dorëzimit të pushtetit, më shumë fuqi parlamentit

Marok, 18 qershor 2011 NOA- Mbreti i Marokut Mohammed VI, do të dorëzojë një pjesë të pushtetit të tij të gjerë: në një fjalim në televizion, monarku 47 vjeçar paraqiti hollësi të një reforme kushtetuese, e cila pritet t'u japë parlamentit dhe qeverisë më shumë kompetenca. Mediat vendase pohohjnw se pritet të vendoset baza për një "sistem kushtetues eficient dhe racional, thelbi i të cilit është ekuilibri, pavarësia dhe ndarja e pushteteve dhe që ka si objektivin më të rëndësishëm lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve. Në të njëjtën kohë ai u bëri thirrje qytetarëve të vendit të tij, të votojnë për kushtetutën e re në referendumin që do të mbahet në 1 korrik.

Sipas ndryshimeve të parashikuara, mbreti në të ardhmen do të zgjedhë një kryeministër nga ajo parti, e cila do të marrë më shumë mandate parlamentare.

Mbreti Mohammed VI kërkon të forcojë edhe rolin e parlamentit. Kështu hetimet parlamentare mund të fillojnë me mbështetjen e kërkesës përkatëse nga një e pesta e deputetëve, mocionet e mosbesimit ndaj anëtarëve të kabinetit me mbështetjen e një të tretës së deputetëve. Deri tani për këto ishin të nevojshme vendime të miratuara njëzëri.

Drejtësia do të garantojë që "vepron në mënyrë të pavarur nga sistemi ekzekutiv dhe ai legjislativ", tha mbreti në fjalën e tij. Veç kësaj gjuha e berberëve "tamazigh" do të ketë të drejta të barabarta me gjuhën arabe dhe do të jetë gjuhë zyrtare në Marok.

a.q/NOA

KOMENTE