English

NGOM Fest përfundon përgatitjet për festivalin, ja detajet

Prizren, 18 Qershor 2011 NOA - NGOM Fest është në përfundim të përgatitjeve për festivalin e muzikës dhe të aktivizimit i cili do të mbahet më datën 24,25 dhe 26 qershorPrizren.

Programi i festivalit është i përfunduar dhe artistët do të performojnë në katër skena të ndryshme në qytet, i thanë agjencisë NOA< organizatorët e eventit.

Në skenën në Shadërvan do të performojnë bende pop dhe rock nga Kosova dhe Rajoni:

Genc Salihu/ Bojken Lako/ Jericho/ Shpat Deda/ 403/ Kuarteti Pentagram/ Offchestra / Ethnically Plugged / Gipsy Groove/ Kthjellu /Alban Nimani.

Në skenën në parking buzë lumit do të performojnë bende alternative dhe punk:

The Freelancers/ The Glasses/ Conquering Lion/ Sarkofuck/ Gillespie/ Alley Sin/ Bud Pets/ Pinkmetal/ Noise Seeds/ Impurita/ The Frames/ Me t’njofshë,/ MadGod

Në skenën në Marash do të performojnë Dj nga Kosova dhe bota:

DJ Wiggi/ Deejaysaurus / Vaso/Wish.ko/Pass-N-G-R/ Tolis Q/ Toton (laus music)/ Sabb/ Dark Angel/ Jim Rivers (Intec, UK)/ Likatek (Episode)

Në skenën në kej buzë lumit:

Da Lil/ Roots Raid/ Filip Motovunski/ Son of Beat & Japan.

Gjithashtu, si pjesë e festivalit, studentët e shkollave të mesme nga e gjithë Kosova, do të performojnë në ambientet e Hamamit të qytetit.

Gjatë festivalit do të organizohet edhe aktiviteti i pastrimit të lumit të qytetit nga vullnetarët e NGOM-it si dhe mbjellja e fidanëve në pjesë të ndryshme të qytetit të cilat do të marrin emrin e artistëve pjesëmarrës të festivalit. Këto aktivitete kanë për qëllim mbrojtjen e ambientit si dhe rritjen e vetëdijësimit mbi pastërtinë e ambientit ku jetojmë.

Organizatorët e NGOM Festit po përkujdesjen edhe për rregullimin e kampit buzë lumit, i cili do të shërbejë për akomodimin e shumë të mysafirëve të cilët do të vijnë javën e ardhshme në Prizren. Kampi do të hapet një ditë para festivalit, më 23 Qershor, ndërsa vendi i kampit është kampi i Festivalit DokuFest. Çmimi për kamp është 1 euro ndërsa të interesuarit që të qëndrojnë në kamp e kanë mundësinë që të aplikojnë në ueb faqen e festivalit: www.ngomfest.com.

Festivali i muzikës NGOM është projekti i parë i organizuar nga organizata NGO, e cila është e përbërë nga individë të cilët janë aktiv në jetën shoqërore dhe kulturore të Prizrenit dhe Kosovës.

Festivali i muzikës NGOM është i mundësuar nga: Bechtel-ENKA, Ambasada Norvegjeze, Ministria e Kulturës, Kuvendi Komunal i Prizren, ABI Center, LUX Development, Hidroregjioni Jugor.

a.b/NOA

KOMENTE