Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama në avantazh me vota në kutitë e numëruara pas vendimit të Kolegjit
English

Rama në avantazh me vota në kutitë e numëruara pas vendimit të Kolegjit

Tiranë, 19 qershor 2011, NOA – Nga hapja dhe numërimi i 474 kutive, në favor të kandidatit të koalicionit “Aleanca për Qytetarin”, Lulzim Basha kanë shkuar 69 vota, ndërsa për kandidatin e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen” Edi Rama 74 vota.

Ky rezultat erdhi pas përfundimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të numërimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara në tre njësitë bashkiake të Tiranës, 1, 2 dhe 3.

Gjatë numërimit të votave të hedhura gabim në qendrat e votimit të njësisë 1, që i përket KZAZ-së 45, Lulzim Basha mori 28 vota, ndërsa Edi Rama 26 vota.

Gjatë numërimit në njësinë 2, përkatësisht KZAZ-ja 46, Lulzim Basha mori 21 vota, ndërsa Edi Rama 12 vota.

Kurse gjatë numërimit në njësinë 3, që i përket KZAZ-ja 47, në favor të Lulzim Bashës shkuan 20 vota, ndërsa në favor të Edi Ramës 36 vota.

Në njësinë bashkiake 1 u hapën gjithsej 156 kuti, në njësinë 2 u hapën 201 kuti dhe në minibashkinë 3 u hapën 117 kuti, ku u numëruan votat e hedhura në kutitë e gabuara.

Në total diferenca mes dy kandidatëve Basha e Rama është 76 vota në favor të kandidatit Lulzim Basha.

Para vendimit të Kolegjit Zgjedhor marrë në 13 qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hapi 125 kuti votimi, ku vlerësoi votat e kontestuara, e ku në total kandidati demokrat Lulzim Basha siguroi 173 vota, ndërsa kandidati i majtë Edi Rama 83 vota.

Nesër Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vijojë me numërimin e fletëve të hedhura gabim për minibashkinë 4, që përkon me KZAZ-në 48 në kryeqytet.

Tashmë mbeten për t’u numëruar edhe 1319 kuti, nga 1793 gjithsej, kuti të cilat u përkasin njësive 4, 5, 6, 7, 8 ,9, 10 dhe 11 në kryeqytet.

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për vlerësimin dhe numërimin e të gjitha fletëve të hedhura në kutitë e gabuara në hetimin administrativ të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë përfshirë edhe 1793 kuti votimi nga 368 qendra votimi në Tiranë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon paralelisht me numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara edhe me shqyrtimin e kërkesave të tjera ankimore nga subjektet politike, si dhe shpërndarjen e mandateve për këshillat komunale dhe bashkiakë në mbarë vendin.

Sipas KQZ-së deri tani janë shpërndarë mandatet për 344 njësi vendore, ndërsa mbeten për t’u përpunuar edhe 40 njësi, nga të cilat 20 janë në proces ankimor.

mit/NOA

KOMENTE