Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konferencë ndërkombëtare për Marrëveshjen e Ohrit
English

Konferencë ndërkombëtare për Marrëveshjen e Ohrit

Tetovë, 20 qershor, NOA - Universitetit Kolumbia, Programi për ndërtimin e paqes dhe të drejta të njeriut, Fakulteti Juridik dhe Filozofik në kuadër të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi", Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti i Evropës Juglindore, sotTetovë do të fillojë Konferencë ndërkombëtare dyditore "Marrëveshja e Ohrit: Drejt anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO".

Përfaqësues të jetës politike, diplomatë ndërkombëtarë, ndërmjetësues politik, analistë politik, specialistë eminentë nga sfera e ekonomisë, menaxhimi, shoqëria dhe kultura do të diskutojnë për efektet e Marrëveshjes së Ohrit në konferencën ndërkombëtare.

Në konferencë është paralajmëruar pjesëmarrja e përfaqësuesve nga bashkësia ndërkombëtare e cila i lehtëson negociatat për Marrëveshjen, negociuesit nga Maqedonia, si dhe ambasadorët nga SHBA-ja, nga Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda Veriore, nga Suedia, nga Hungaria, Bashkimi Evropian dhe anëtarë të tjerë nga trupi diplomatik në Maqedoni. Dita e dytë e konferencës është paraparë të mbahet në Shkup.

NOA/INA

KOMENTE