Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryediplomatët e BE: Rivendosni urgjentisht dialogun, varet integrimi në BE
English

Kryediplomatët e BE: Rivendosni urgjentisht dialogun, varet integrimi në BE

Luksemburg, 20 qershor 2011, NOA – Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kanë dalë me një deklaratë të përbashkët ku vlerësojnë se zgjedhjet vendore të 8 majit u zhvilluan në mënyrë të qetë, transparente dhe konkurruese, pavarësisht vështirësive proceduriale.

Gjatë forumit për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Luksemburg, ministrat e Jashtëm të BE-së vërejnë me shqetësim situatën politike postzgjedhore, duke i bërë thirrje liderëve të politikës të presin qetësisht përmbylljen e procesit të zgjedhjeve brenda institucioneve kushtetuese ligjore.

Sipas krerëve të diplomacive të BE-së situata post-zgjedhore është shqetësuese në Tiranë pasi është përkeqësuar tejet duke rritur tensionet mes palëve politike.

“Është jetike për të gjithë partitë politike të respektojnë shtetin ligjor mbi çdo interes tjetër. Bashkimi Europian i bën thirrje të gjithë liderëve politikë që të mbështesin përmbylljen e procesit elektoral në mënyrë të qetë, konstruktive dhe me fokus në të ardhmen e Bashkimit Europian. Bashkimi Europian do të ndjekë më tej vlerësimin e vëzhguesve të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet e 8 Majit”, thuhet në deklaratën e ministrave të Jashtëm të BE-së.

Duke iu referuar paqartësive në Kodin Zgjedhor lidhur me numërimin e votave të hedhura në kutitë e gabuara, ministrat e Jashtëm të BE-së inkurajuan mazhorancën dhe opozitën të bashkëpunojnë me shoqërinë civile për reformën zgjedhore duke zbatuar të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR-it të raportuara në vitin 2007, 2009 dhe 2011, me qëllim që parregullsitë të mos hasen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Në këtë pikë, ministrat e BE-së ripërsëritën apelin ndaj qeverisë dhe opozitës shqiptare që të gjejnë rrugën për arritjen e dialogut politik në mënyrë urgjente dhe të kapërcejnë ngërçin e tejzgjatur politik që ka përfshirë vendin, prej dy vitesh, nga zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit të vitit 2009.

Këshilli i ministrave të Jashtëm të BE-së i kërkoi Shqipërisë që të përshpejtojë reformat e integrimit të vendit, për të ecur me ritmin e duhur me axhendën europiane, duke theksuar se Bashkimi Europian mbetet i përkushtuar për perspektivën europiane të Shqipërisë, duke mbështetur përpjekjet e tij për integrimin në BE.

Ministrat e Bashkimit Europian theksojnë se përmbushja e kritereve të Kopenhagenit bashkë me 12 rekomandimet e Komisionit Europian në raport progresin e vitit 2010 janë jetike për integrimin e vendit në BE.

Krerët e diplomacisë së BE-së thanë se vetëm pasi të përmbushen të gjitha argumentet e përmendura, Shqipëria do të mund të ecë e sigurt drejt Bashkimit Europian.

mit/NOA

KOMENTE