English

Aksident në Yzberisht, vdes 47-vjeçari

Tiranë, 21 qershor, NOA – Një 47-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm pasi është goditur nga një makinë gjatë kohës që ishte duke pritur autobusin në stacion.

Mësohet se viktima quhet Agron Zeka. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, Zeka ka qenë në stacionin e autobusit, kur një automjet “Fiant Punto” me targa të huaja e ka goditur duke i shkaktuar vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 minuta dhe sipas dëshmitarëve makina ka qenë me targa italiane. Forcat e policisë rrugore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka marrë masat për zbardhjen e aksidentit.

a.k/NOA

KOMENTE