Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Familje kujdestare për fëmijët që kanë humbur kujdesin prindëror
English

Familje kujdestare për fëmijët që kanë humbur kujdesin prindëror

Tiranë, 21 qershor 2011 NOA- Fillon për herë të parë në Shqipëri aplikimi i shërbimit të kujdestarisë për fëmijët si një shërbim i ri alternativ dhe i përkohshëm, që u vjen në ndihmë fëmijëve, të cilët kanë humbur kujdesin prindëror. Reforma e ndërmarrë në Shqipëri në fushën e shërbimeve sociale është fokusuar në decentralizimin dhe deinstitucionalizimin e shërbimeve, duke synuar ngritjen e shërbimeve sa më pranë komunitetit dhe largimin nga shërbimet e mbyllura rezidenciale në shërbime komunitare dhe të tipit shtëpi familje.

Për të diskutuar rreth risive të këtij shërbimi, që aplikohet për herë të parë në Shqipëri, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, UNICEf dhe rrjeti i Fshatrave SOS në Tiranë, po organizojnë Konferencë Kombëtare dyditore në tiranë me temë Reforma e Shërbimeve Sociale për Kujdesin Alternativ të fëmijëve.

Sipas Ministrit Ksera, reforma synon rritjen e mbështetjes për kategoritë në nevojë me qëllim final rritjen e mirëqënies dhe uljen e varfërisë.

Sipas ministrit Ksera, futja për herë të parë e shërbimit të kujdestarisë për fëmijët do t’u vijë në ndihmë veçanërisht fëmijëve të rrezikuar nga dhuna, shfrytëzimi, neglizhenca apo abuzimi, të cilët synohet të mbështeten jo më nëpërmjet strehimit në institucione rezidenciale, por sistemimit në familje kujdestare.

Përfaqësuesi i UNICEF në Shqipëri, Detlef Palm, e konsideroi shumë të rëndësishme reformën e ndërmarrë në Shqipëri në fushën sociale veçanërisht në njohjen dhe garantimin e të drejtave universale të fëmijëve. Sipas Palm, shërbimi i kujdestarisë për fëmijët, edhe pse aplikohet për herë të parë në Shqipëri pritet të jetë i sukseshëm referuar traditës së fortë familjare që ekziston.

a.q/NOA

KOMENTE