Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hoxhaj: Luksemburgu i përkushtuar për zhvillimin ekonomik të Kosovës
English

Hoxhaj: Luksemburgu i përkushtuar për zhvillimin ekonomik të Kosovës

E martë, 21 qershor 2011, NOA- Ministri i Jashtëm kosovar Enver Hoxhaj gjatë vizitës së tij në Luksemburg gjatë ditës së sotme është takuar me Marie-Jose Jacobs, Ministre e Familjes, Integrimeve, Bashkëpunimit dhe Veprimtarive Humanitare e Luksemburgut.

Gjatë këtij takimi dy ministrat kanë nënshkruar një marrëveshje përmes të cilës Luksemburgu do të mbështesë aktivitete të ndryshme arsimore, shëndetësore dhe sociale në Kosovë.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast Hoxhaj ka vlerësuar lart mbështetjen e ofruar për Kosovën nga Ministrja Jacobs. Ai ka bërë të ditur se Marrëveshja e nënshkruar kap një vlerë prej 3.5 milionë euro.

Ministri, po ashtu, ka bërë të ditur se gjatë takimit ka marrë mbështetjen e Ministres Jacobs për zhvillimin e gjithanshëm të Kosovës, me theks të veçantë në aspektin ekonomik.

Më tej Hoxhaj ka falenderuar Luksemburgun për mbështetjen e madhe të ofruar edhe më herët për Kosovën përmes projekteve të tjera, duke shprehur angazhimin e fuqishëm të institucioneve të Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit dhe miqësisë ndërmjet dy shteteve dhe popujve të të dyja vendeve.

Në anën tjetër, ministrja Marie-Jose Jacobs, ka shprehur bindjen se Marrëveshja e nënshkruar do t’i ndihmojë qytetarët e Republikës së Kosovës, duke shprehur përkushtimin e Luksemburgut që të vazhdojë mbështetjen për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

a.y/NOA

KOMENTE